Fotolajmi

Për një javë kanë humbur 182 miliardë dollarë

Njerëzit më të pasur në botë kanë humbur 182 miliardë dollarë gjatë javës së fundit, vlerëson “Bloomberg”, transmeton albinfo.ch.

Arsyeja kryesore për këtë është lajmi i ngadalësimit të përshpejtuar në industrinë kineze dhe ulja në berzat më të mëdha të aksioneve në botë.

Rënia javore në pasurinë e 400 njerëzve më të pasur në botë është një rekord në historinë e miliarderëve. Vetëm të premten miliarderët kanë shënuar rënie në pasurinë e tyre për 76 miliardë.

Pasuria e përgjithshme e njerëzve më të pasur në botë tashmë është 3.98 trilionë, apo rreth 74 miliardë $ më pak se në fillim të vitit 2015.

Rënia më e madhe është regjistruar për Warren Buffett, pasuria e të cilit ra me 5%, ose për 3.6 miliardë dollarë, në 63.4 miliardë dollarë. Njeriu i tretë më i pasur në botë është pasuar nga magnati i naftës, Harold Hamm, i cili humbi 9%, ose 895 milionë dollarë. Pasuria e 26 kinezëve të pasur, nga ana  tjetër, ka rënë për 18.8 miliardë.