Fotolajmi

UNHCR kritikon mbylljen e kufirit për refugjatët

Pas skenave kaotike në kufirin greko-maqedonas, agjencia e refugjatëve të OKB-së, UNHCR, ka kritikuar mbylljen e kufirit nga ana e autoriteteve maqedonase.

Refugjatët nuk duhet të pengohet në kërkimin e tyre për siguri, tha një zëdhënëse në Gjenevë. Sipas vlerësimeve të UNHCR-së, në anën greke qëndrojnë të bllokuar deri në 4000 persona.

Të premten pasdite ministri i Brendshëm i Maqedonisë ka deklaruar se një numër i kufizuar i refugjatëve mund të kalojnë kufirin.

Qindra refugjatë kanë bërë përpjekje për ta kaluar kufirin, por janë zbrapsuar nga policia. Disa prej tyre kanë marrë lëndime nga përdorimi i shkopinjve dhe gazit lotsjellës.