Fotolajmi
Bambergu pranon rreth 1500 refugjatë nga Ballkani
Ish kazerma e uhtrisë amerikane në Bamberg, prej 15. Shtatorit, do të shëndërrohet në qendër pranimi për azilkërkuesit nga Ballkani.
Fluksi i refugjatëve për në Gjermani nuk ka të ndalur. Në ndërkohë, prognozat mbi numrin e refugjatëve për këtë vit, arrijne shifrën 600.000 deri 700.000. Kryesisht nga Ballkani vijnë shumë refugjatë në Gjermani, gjasat e të cilëve per qëndrim në këtë vend janë gati zero” deklaroi Ministrja për punë soziale në Qeverinë Bavareze, zonja Emilia Müller në një konferencë për shtyp të premtën e kaluar.
Kolegu i saj , Ministri i punëve të Brendshme Joachim Herrmann, kërkon shqyrtim më të shpejtë të kërkesave për azil nga azilkërkuesit ballkanas, për të pasur më shumë vend për refugjatët nga regjionet e krizave siç janë Siria apo Iraku.
Qeverisë Bavareze dhe qyteti i Bambergut u morrën vesh për krijimin e kushteve themelore për hapjen e qendrës pranuese të refugjatëve. Planifikohej që të krijohet vendi për 600 refugjatë por situarta e krijuar shtyri ata të rrisin numrin në 1500. Kjo do të jetë qendra e dytë pranuese për refugjatë në Bavari. Para ca kohësh është hapur një qender në qytetin Manching.
Në dhjetë shtëpi të cilat në të kaluarën janë përdorur nga ushtria amerikane, do të kryhet i gjithë procesi pranues duke filluar nga regjistrimi, kontrollimi mjekësor, paraqitja e kërkesës për azil si dhe vendimi për këtë kërkesë. Për këtë qëllim, qytetit të Bambergut i duhe të hapë rreht 200 vend të reja pune.
“Pasi refugjatët e kësaj qender do të kthehen me siguri në vendet e tyre, ata nuk do të transferohen në qytetet tjera por kthimi i tyre do të organiszohet nga Bamberg-u . Ky proces do të zgjas gjashtë javë dhe është një sinjal për refugjatët nga Ballkani se ardhja në Gjermani është kotë.” spjegon Ministri Herrmann.
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Bazeli miraton ndarjen e fondeve për të pritur Eurovizionin Votuesit e Bazelit të dielën miratuan me shumicë dërrmuese që qyteti të shpenzojë afro 40 milionë...
-
Kantoni Aargau refuzon uljen e moshës së votimit në 16 vjeç
-
Zviceranët i thonë “jo” zgjerimit të gjashtë seksioneve të autostradës
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër