Feja
Islami nuk është më i shenjtë për të gjithë mysmilanët
Terroristët e IS-it po i shtyjnë myslimanët të largohen nga besimi i tyre. Ekspertët mendojnë se ekzistojnë edhe aryse të tjera – për shembull azili
I kanë parë gabimet?
Njëherë mysliman – gjithmonë mysliman. Kjo nuk vlen më. Gatishmëria për t’ia kthyer shpinën religjionit është shtuar – edhe për shkak të llahatrive të Shtetit Islamik (IS). Këtë e dëshmon një studim i Pew Research Center, siç raporton „Schweiz am Sonntag“. Dhuna dhe detyrimi, të cilin po e ushtrojnë ekstremistët, po bën që shumë myslimanë të kthehen në ateistë apo në të krishterë.
Të krishterët në mision në Interlaken
Gushti është kulmi i sezonit turistik të turistëve arabë në Interlaken. Një grup i evangjelistëve të kishave të lira kërkon vullnetarë që do t’ua përcjellin krishtërimin turistëve arabë, njofton „Zentralschweiz am Sonntag“. Projekti quhet „Salamu Aleikum in Interlaken“. „Absurd“ e kosideron veprimin sociologu Farhad Afshar. „Me këtë s’do të kenë asnjëherë sukses“. Dhe Pascal Gemperli, zëdhënës i FIDS-it (“Federata e Lidhjes së Organizatave Islamike në Zvicër), thotë: „Unë nuk jam dashamir i misionimeve. Secili duhet të vendosë vetë se cilit besim dëshiron t’i përkasë dhe jo të nxitet për këtë. Në disa vende arabe mund të sjellë tek problemet nëse kthehesh me një Bibël si DVD në valixhe“. Saida Keller – Messahli thotë: “ Religjioni është shndëruar në produkt tregu dhe po zhvillohet luftë për hise në treg“. Stefan Ryser, zëvendësdrejtor i „Interlaken Tourismus“ („Turizmit të Interlake-s“) veprimin e evangjelistëve e konsideron si „ jo të këndshëm“ , siç shkruan në „Zentralschweiz am Sonntag“. Çështja po përcllet dhe në rast nevoje do të kyçet edhe policia.
Në Zvicër nuk ekzistojnë shifra për të konvertuarit. Në Gjermani janë 3500 myslimanë në vit që kthehen në të krishterë. Shifrat nuk e habisin Saïda Keller-Messahli-n, kryetaren e Forumit për Islamizmin e Përparuar. Ajo beson më pak në IS-in si arsye. „Ky fenomen ekziston qe disa vite dhe ka të bëjë kryesisht me realitetin social jonjerëzor në shumicën e vendeve myslimane“.
Veç kësaj, Jezui në shumicën e vendeve myslimane ka zënë vendin e tij të përhershëm si profet dhe për këtë arsye edhe shumë myslimanë janë mësuar me të. Keller-Messahli thotë se shumë myslimanë janë „ndarë fshehurazi“ nga religjioni i tyre. „Ata shohin se në vendet myslimane mbretëron në radhë të parë dhuna me të gjitha hijezimet e saj, se individit nuk i garantohet liri dhe se religjioni shërben në radhë të parë si instrument sundimi“.
Rreziku si i krsihter në atdhe
Një i ri, që merr religjionin e prindërve të tij, por të cilin nuk e praktikon, herëdokurdo vendos ta braktisë atë. Këtë e vërtetojnë edhe rezultatet e këtij studimi dhe atë për çdo religjion. Pascal Gemperli, zëdhënës i „Federatës së Lidhjes së Organizatave Islamike të Zvcirës“, thotë: „Për personat në Zvicër, të cilët nuk dinë shumë për religjionin e tyre, largimi është më i lehtë – qofshin ata myslimanë apo pjesätarë të ndonjë religjioni tjetër“.
Sociologu, Farhad Afshar, thotë se para së gjithash të rejat dhe të rinjtë janä ata që përgjithësisht humbin religjionin e tyre. Kjo ka të bëjë sidomos me religjionet që praktikojnë më pak ritual. Dhe IS-i si arsye e largimit vërehet para së gjithash te kurdët.
Por Afshar njeh edhe një arsye tjetër: azilin. Ai njeh disa myslimanë, që kanë konvertuar, për të mos e humbur lejën e qëndrimit. „Kështu ata mund të deklarojnë se në vendin e tyre si të krishterë do të kenë frikë për jetën e tyre“.
20 Minuten, përkthimi për albinfo.ch : Nexhmedin Gerguri
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha