Zhvillim
Via Ferrata – atraksion i aventurës
“Via Ferrata Ari” është ndërtuar me ndihmën e inxhinierëve italianë dhe me financim të organizatave të ndryshme duke përfshirë “Trentino con il Kosovo” nga Italia, Swisscontact nga Zvicra etj.
Është një udhëtim, vështirësia e të cilit është ndryshon tri herë. Para se të nisesh duket si diçka afër të pamundurës. Në gjysmë të rrugës mund të frikësohesh pakëz e ndoshta dikush (në raste të rralla) edhe i bie pishman pse është nisur, dhe në fund duket si diçka e mrekullueshme, që do ta bëje sërish. Pamja, të mos flasim, e mrekullueshme: Në njërën anë është Gryka e Rugovës, në anën tjetër është qyteti i Pejës.
Kjo është “Via Ferrata Ari” e ndërtuar me ndihmën e inxhinierëve italianë dhe me financim të organizatave të ndryshme duke përfshirë “Trentino con il Kosovo” nga Italia, Swisscontact nga Zvicra, donatorë privatë zviceranë dhe komunën e Pejës.
Via Ferrata është strukturë metalike e ngulitur në shkëmb që u mundëson bjeshkatarëve të arrijnë edhe në pika ku vetëm ngjitësit e trajnuar mund të arrijnë. Ato më së pari janë ndërtuar gjatë Luftës së Parë botërore si sisteme të elaboruara për të zënë pozicione. Me ndryshimin e teknologjisë luftarake, këto instalacione kanë humbur rëndësinë e vet sa i përket mbrojtjes dhe kanë filluar të përdoren për turizëm.
Më së pari kjo gjë është bërë në Dollomite në Itali e që pastaj të vazhdojë edhe në vende të tjera, si Austria dhe Zvicra.
Pranë Shpellës së Mbretëreshës
Kështu është edhe në Pejë, në Grykën e Rugovës. Via Ferrata është e vendosur pranë Shpellës së Mbretëreshës, që mund të shihet nga rruga në anën e djathtë kur shikon nga perëndimi. Ajo shkon përskaj bjeshkës që pastaj të ngjitet vertikalisht mbi shkëmb dhe arrin deri te shtegu i ecjes. Gjatësia e saj është rreth 100 metra dhe është e pajisur mirë dhe e mirëmbajtur në baza të rregullta. Që nga vendosja e saj, secilin vikend ka grupe të ndryshme të cilat bëjnë ngjitjen.
Për ata që nuk kanë bërë ngjitje të tilla më herët guida dhe pajisjet mund të sigurohen te tur-operatorët lokal apo te shoqata e bjeshkatarëve “Marimangat” e Pejës. Ky atraksion i qytetit perëndimor të Kosovës gjendet edhe në Tripadvisor ku mund të gjeni edhe fotografi të ndryshme. Gjithashtu rezervimet dhe kontaktet mund të bëhen përmes kompanisë Balkan Natural Adventure (www.BNADVENTURE.com) që ofron edhe shërbime të tjera.
Fotorafitë e bëra nga Via Ferrata ofrojnë pamje spektakolare të Kosovës me të cilat do të mund të mburreni.
Gjatë udhëtimit do të kaloni në një sistem të shpellave të forcuara me mure të ndërtuara. Nuk dihet se si dhe kur janë ndërtuar këto mure por legjendat janë aty në qytetin e Pejës.
Një nga teoritë është se shpellat janë ndërtuar gjatë kohës së Austro-Hungarisë, si vend për mbrojtjen e qytetit nga invadimi i sërishëm i Malit të Zi, i cili kishte përfunduar me intervenimin e forcave austriake. Nëse shikohet pozita strategjike e shpellës kjo do të mund të ishte një gjë mjaft funksionale.
Shpella të murgjve apo çerdhe zogjsh
Një teori tjetër është se shpellat janë ndërtuar dhe murosur nga murgj të ndryshëm të krishterë për të ikur në botën e tyre spirituale. Shpella të murgjve ka në tërë botën dhe kjo do të mund të ishte një ide tjetër valide rreth historisë së shpellave.
Tash ato janë shtëpi të zogjve dhe disa lakuriqëve të vegjël që mund të shihen vetëm në raste të rralla. Gjithashtu gjatë dimrit janë vërejtur shenja të dhive të egra të cilat kanë shfrytëzuar shpellën për largim nga koha e keqe.
Sidoqoftë Via Ferrata Ari, dhe shpella janë aty për vizitorë të ndryshëm. Shërbimi është i mirë ndërsa pajisjet përtëriten sipas nevojës dhe janë të prodhuesve kryesore botërorë: Petzl, Black Diamond dhe Salewa.
Sipas menaxherëve deri tash Via Ferrata ka pasur më shumë se 200 vizitorë nga e tërë bota duke përfshi edhe persona nga Venezuela. Sa i përket turizmit të aventurës ky është një ndër produktet me komplete në Kosovë.
Dikur në shërbim të luftës, sot – të turizmit
Via Ferrata është strukturë metalike e ngulitur në shkëmb që u mundëson bjeshkatarëve të arrijnë edhe në pika ku vetëm ngjitësit e trajnuar mund të arrijnë. Ato më së pari janë ndërtuar gjatë Luftës së Parë Botërore si sisteme të elaboruara për të zënë pozicione. Me ndryshimin e teknologjisë luftarake, këto instalacione kanë humbur rëndësinë e vet sa i përket mbrojtjes dhe kanë filluar të përdoren për turizëm.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha