Zhvillim
Projekti i fituar nga qeveria zvicerane furnizon 45 shtëpi me ujë të pijes në Rakovinë të Gjakovës

Dyzet e pesë shtëpi në fshatin Rakovinë të Gjakovës do të kenë qasje në ujë të pijes në saje të projektit të fituar të Komunës së Gjakovës vitin e kaluar nga qeveria e Zvicrës dhe qeveria e Kosovës. Në përurimin e këtij projekti ka marrë pjesë edhe kryetarja e Komunës së Gjakovës, zonja Mimoza Kusari – Lila.
“Është kënaqësi e veçantë që t’u sjellim banorëve të fshatit në këtë ditë të nxehtë vere ujin e pijes nëpër shtëpi”, ka thënë ajo, përcjell albinfo.ch.
Kryetarja Mimoza Kusari-Lila ka bërë të ditur se edhe fshatra të tjerë të komunës së Gjakovës do të furnizohen me ujë të pijes, pasi projekti për furnizim me ujë të pijes për 35 fshatra të komunës sonë financohet nga qeveria zvicerane, nëpërmes kompanive implementuese Dorsch/CDI me vlerën 1.268.214 €, ndërsa Komuna e Gjakovës 447,050 €.
Vlera totale e projektit të ujit të pijes është 1. 715. 264 €.
Kryetarja Mimoza Kusari-Lila ka shprehur falënderim të veçantë edhe për KRU “Radoniqi”, si menaxhues të sistemit.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka shtyrë të moshuarin mbi shina: Gjykohet shqiptari për tentativë vrasje Shqiptari 37-vjeçar, i cili akuzohet se ka shtyrë një të moshuar në binarët e metrosë, qëndron...
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
-
Shqiptarët falin namazin e Fitër Bajramit në Cyrih
-
Reflektime mbi Ramazanin, angazhimi, traditat dhe mesazhet për besimtarët
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në Lozanë
Jeta në Zvicër
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari Shtetasi kosovar 45-vjeçar pa adresë të përhershme në Zvicër, fillimisht është arratisur por të nesërmen është...
-
Ndryshime në trenat që kalojnë nëpër Renens (VD)
-
Cilat pjesë të Zvicrës ndalohen të ndërtojnë shtëpi të dyta?
-
Pse primet zvicerane të sigurimit shëndetësor në Zug janë vendosur të bien ndjeshëm?
-
Kur do të vijë moti i ngrohtë i pranverës në Zvicër?