Lajme

Koordinim sindikal UNIA-BSPK

Ministri Valon Murati e mbështet bashkëpunimin sindikal ndërmjet diasporës dhe sindikatave kosovare

Ministri kosovar i Diasporës, Valon Murati dhe përfaqësuesi i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Haxhi Arifi, shqyrtuan mundësinë se si të shfrytëzohet potencionali sindikal i shqiptarëve në Zvicër, për fuqizimin e organizimit sindikal në Kosovë.

Murati e Arifi u takuan sot me sekretarin nacional për migracion në sindikatën e Zvicrës “Unia”, Osman Osmani. Në këtë takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Diasporës, BSPK-së dhe sindikatës “UNIA”.

“Me theks të veçantë u bisedua për mundësitë që potencialet profesionale të anëtarëve shqiptarë të sindikatave zvicerane që janë rreth 20.000, të shfrytëzohen për fuqizimin e organizimit sindikal në Kosovë”, thuhet në njoftimin e MeD-it, transmeton albinfo.ch.

Ministri Murati, ndërkaq shprehu vullnetin që të jetë pjesë e projekteve konkrete të këtij bashkëpunimi, në funksion të kapitalizimit të potencialeve të diasporës kosovare, në rrafshin e ngritjes së nivelit të organizimit sindikal, si pjesë e rëndësishme e avancimit të të drejtave socio-ekonomike në Kosovë.

Biografia e Valon Muratit