Lajme

Tejkalimi i rrezikshëm i vozitësit nga Zvicra “çmend” kosovarët

Një makinë me targa të Luzernit me shpejtësi të madhe tejkalon nga ana e djathtë një traktor diku në një rrugë të Prizrenit dhe kjo ngjall reagime te kosovarët.

Mediet zvicerane kanë bërë publike një video e cila ishte e postuar në një profil shqiptar të quajtur “Jeta osht interes”. Në këtë video shihet se si një vozitës i cili voziste një automobil me targa të kantonit të Luzernit me shpejtësi të madhe tejkalon nga ana e djathtë një traktor diku në një rrugë të Prizrenit.

Portali www.20min.ch i cili e kishte bërë aktuale këtë video, në këtë rast cekë se me të drejtë shumë persona kanë komentuar videon në fjalë duke akuzuar vozitësin se nuk i respekton rregullat në komunikacion në Kosovë ashtu siç do t`i respektonte edhe në Zvicër. Atje, sipas tyre, për një shkelje të tillë ta marrin patentën dhe mund të të dënojnë edhe me burg, transmeton albinfo.ch.

Ky portal ka kontaktuar edhe Peter Keiser i cili është përgjegjës i shërbimit për komunikacion në kantonin e Luzernit, sipas të cilit në Zvicër tejkalimi nga ana e djathtë konsiderohet si shkelje e rëndë e rregullave të komunikacionit dhe në këso rastesh vozitësve u merret leja për së paku tre muaj.

Sipas këtij portali sjelljet e gabuara të vozitësve zviceranë jashtë vendit autoritetet zvicerane nuk mund t`i  ndjekin penalisht, përcjell albinfo.ch portalin zvicefan. Por këta vozitës mund të ndiqen penalisht nga autoritetet vendase respektivisht në këtë rast të atyre kosovare. Sepse, edhe sipas zotëri Keiser nëse ndonjë vozitës ndiqet penalisht në vendet tjera për shkelje të rregullave të komunikacionit dhe një vendim i tillë bëhet i plotfuqishëm duke iu konfiskuar leja e vozitjes, si pasojë do të kishte marrjen e lejes edhe në Zvicër.

20. min ka tentuar ta kontaktojë nëpërmes telefonit personin në emër të  cilit është I regjistruar automobili  cili gjendej aktualisht për pushime ne Kosovë. Ai nuk kishte deklaruar asgjë, por i revoltuar kishte thënë: “Kjo gjë nuk duhet t`ju interesojë”.

Ne këtë link mund ta shikoni videon:

 https://www.facebook.com/JETAOSHTINTERES/videos/500927546749419/

Capture d’écran 2015-07-29 à 13.49.26