Lajme
Po ridefinohet harta koniukturale e Ballkanit*
Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë habiti me qëndrimin e tij paralajmërues se do ta përkrahë integrimin e Kosovës në organizmat ndërkombëtarë duke lënë për të kuptuar se në një të ardhme jo të largët Greqia edhe mund ta njohë pavarësinë e Kosovës. Reagimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, ministri i jashtëm grek iu përgjigj me thënien lapidare: „Nuk ka miqësi dhe armiqësi të përjetshme, por ka interesa të përjetshme!“Ky reagim nënkupton se Greqia e sheh në interesin e saj njohjen e Kosovës dhe forcimine marrëdhënieve me shqiptarët. Kjo për shkakun se Greqia i sheh shqiptarët pjesë të BE-së, rrjedhimisht ajo në një të adhme jo të largët do të kufizohet me fqinjë me potenciale të mëdha zhvillimore dhe me mundësi të mëdha të shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike, ku kompanitë greke, në rast të marrëdhënieve normale diplomatike, do të kishin shance të mëdha pjesëmarrjeje. Në Greqinë e goditur nga kriza financiare, të menduarit strategjik zhvillimor është i një rëndësie ekzistenciale për të mbetur pjesë vetëlëvizëse dhe jo vetëme tërhequr e lokomotivës ekonomike të quajtur BE.
Grekët duket se kanë filluar të kuptojnë diç nga stereotipet që po dëgjojnë për ta dhe që në kohë krizash bëhen formula për të thjeshtësuar realitetin. Ata dëgjuan dhe dëgjojnë për veten e tyre atë që kanë dëgjuar dhe dëgjojnë ende nga vetja e tyre për shqiptarët, se ata janë „dembelë“, se ata janë „kaotikë“, se po “shfrytëzojnë paratë e tatimpaguesve evropianë“ etj. Të gjitha këto ata nuk i kanë bërë as ndërmarrës më të mirë, as kursyes më të mirë e as planifikues më të mirë, siç nuk i kanë bërë shqiptarët të tjerë nga ç’janë paragjykimet dhe fyerjet raciste greke. Ashtu siç mbesin grekët pjesë e Evropës, ashtu mbesin edhe shqiptarët fqinjë të grekëve. Dhe kusht për stabilitet, zhvillim dhe përparim të Greqisë si edhe të çdo vendi tjetër janë marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore, pra gjithsesi edhe ato me shqiptarët. Kjo nuk do me thënë se qëndrimi dhe politika greke ndaj shqiptarëve, e veçanërisht ndaj Kosovës, do të bëhet brenda natës miqësore, siç jemi mësuar ta dëgjojmë shpeshherë këtë konstatim nga politikanët tanë, por do të jetë koniukturale do me thënë e kushtëzuar nga interesat reciproke dhe nga momentet kyçe të këtyre interesave.
Greqia, si edhe shumë vende të tjera, që nga koha e invadimit turk në Qipro, nuk udhëheq më politikë njëdimensionale pra të mbështetjes vetëm në një partner strategjik, por politikë multidimensionale me orientim themelor NATO-n dhe me pëcaktim ekonomik BE-në. Kështu ishte deri së voni, kur Evropën e në veçanti Greqinë e plandosi rëndë kriza finaciare. Ardhja e popullistit Tsipras në krye të Greqisë u duk se do ta përmbysë tërësisht orientimin ekonomik,por edhe atë strategjik të Greqisë. Tsipras me mosnjohjen e vendimit për sanksione ekonomike Rusisë dhe me vizitën e tij Rusisë pak para mbajtjes së referendumit grek për çështjen e borxheve ndaj BE-së lente për të dyshuar se ai i kishte hyrë rrugës së pakthim të daljes nga Evropa dhe të bashkimit me vëllaun e madh të të njëjtit besim. Tsipras megjithatë vendosi që me Putin-in të vazhdojë të fotografohet sa për fotoshuting popullist dhe të takohet me të eventualisht për kërshëndella apo për pashk. Çështjen e sigurisë dhe të ekonomisë ai vendosi t’ua besojë edhe më tej partnerëve të tij të fuqishëm financiarë, por edhe ushtarakisht me epërsi ndaj vëllaut të madh.
Pra, përcaktimi grek për njohjen e pavarësisë së Kosovës lidhet në radhë të parë me interesat që do të kishin frimat greke në degë të ndryshme të ekonomisë së Kosovës përfshirë edhe “Trepçën”, ku ata ishin të involvuar para pavarësisë së saj. Edhe në fushë të telekomunikacionit dhe të ndërtimit të kapaciteteve tregtare grekët do të mund të ishin depërtues në tregun e Kosovës. Gjithsesi se kjo logjikë i konvenon Kosovës dhe njohja nga Greqia do të ishte një kontribut i rëndësësishëm që Kosova të njihej edhe nga vendi tjetër fqinjë, Rumania, e cila nga përcaktimet krejt rixhide vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës.
Spanja me Kataloninë e saj vazhdon ende ta shikojnë lindjen dhe perëndimin e ylberit nën prizmin e hartës së Kosovës. Greqia me vendimin e saj ndoshta do ta përthyejë këtë këndshikim të mbretërisë jugore.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha