Sport
Albert Bunjaku, kapiten i St. Gallen
Sulmuesi kosovar, Albert Bunjaku, që nga sezoni i ri, i cili ka filluar në ligën zvicerane, është emëruar kapiten i ekipit futbollistik FC St Gallen. Ai ndihet i lumtur për këtë dhe shpreson që së bashku me ekipin të kenë një sezon të mbarë: “Jam shumë i lumtur dhe ndihem krenar të jem kapiten i një ekipi të mrekullueshëm”, ka thënë Bunjaku për mediet zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Para se të kthehej në Zvicër, Bunjaku ka luajtur për SC Paderborn, Rot –Weiss Erfurt, Nuremberg dhe Kaiserlautern. Jo gjithmonë i ecën mbarë, por dëshira e madhe për të luajtur futboll e bëri që të mos ndalet. Kohë të vështira sidomos ai i kaloi në Paderborn, ku pastaj mbeti edhe pa punë.
Pas aventurës së tij në bundësligën gjermane, që nga viti i kaluar Bunjaku është rikthyer sërish në Zvicër. Sulmuesi i përfaqësues së Kosovës kalimin në St. Gallen e sheh si avantazh në karrierën e tij. “Kthimi im në Zvicër nuk është një hap prapa, por një hap para dhe shpresoj që unë në një të ardhme të afërt të mund të kontribuoj edhe më shumë për ekipin”, ka thënë Bunjaku.
Albert Bunjaku kapiten i skuadrës ishte edhe gjatë viteve 2012-2013 të Kaiserlautern.
Ndërkohë gjatë karrierës së tij futbollisti gjilanas ka luajtur edhe për përfaqësuesen e Zvicrës, ku mori pjesë edhe në kampionatin botëror 2010 të zhvilluar në Afrikën jugore, kurse nga viti 2014 është lojtar i përfaqësueses së Kosovës.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha