Fotolajmi

Zhduket shqiptari 41 vjeçar në Gjermani

Një shqiptar 41 vjeçar  për më shumë se një javë shpallet i zhdukur në Oberhausen të Gjermanisë.

Burri 41 vjeçar herën e fundit është parë me 17 korrik të këtij viti në spitalin e Obernahaus Johanniter.

 Që nga ajo kohë ai është i zhdukur. 41 vjeçari nuk e njëh mirë vendin dhe as gjuhën gjermane. Ai po ashtu është i përdorues i rregullt i medikamenteve dhe pa këto ilaqe nuk guxon të rri, njoftojnë mediat gjermane, transmeton “albinfo.ch”.

Në kërkim të shqiptarit janë edhe policia gjermane, por deri më tash nuk ka asnjë gjurmë.
Personi i zhdukur është  1.76 cm i gjatë, 78 kg, ka sy të kaftë dhe flokë të shkurtër. Herën e fundit ka qenë i veshur më: blusë të bardhë, pantallona sportive të gjatë më ngjyrë të kaltër, atlete të kafëta  çorapë të zezë, orë dore dhe një unazë të arit në gishtin e unazës në dorën e djathtë, përcjell “albinfo.ch”.

Të gjithë ata që kanë informacione rreth vendndodhjes së tij, luten të lajmërojnë policinë e Obernahausenit në këtë numër telefoni (0208 8260) ose të shkruajnë në emailin ([email protected]ë.de)