Feja
“Shkaku i nisjeve me drejtim Daech është injoranca fetare”
Shumë të rinj ikin për të jetuar edhe për të luftuar atje, të joshur nga fjalime të shpërndara nga kanale të shumta që kemi filluar ti analizojmë. Të rinjtë kontaktohen nëpërmjet rrjeteve sociale, faqeve, forumeve, aty ju pasqyrojnë imazhin e një shteti të ri, tokë e islamit, një vizion të parajsës, një botë të veçantë. Meqë të rinjtë sot, në shumë qytete Evropiane edhe arabe kanë përshtypjen se gjithçka ndryshon shpejt edhe e ardhmja është e pa sigurte, ata kapen pas kësaj utopie, këtë vend të quajtur toka ku feja praktikohet ne mënyrë shembullore. Daech-i u drejtohet edhe vajzave të reja, me anën e një fjalimi qëllimtar edhe me enën e fotografive të luftëtarëve bukuroshë edhe muskulor … Vajzat e reja bihen në këtë kurth edhe disa prej tyre nisen për të krijuar një familje atje. Në të vërtetë, shkaku i nisjeve drejt Daech-it është injoranca fetare, situata sociale, ekonomike edhe mbi të gjitha ajo politike.
Në çfarë mënyre mund të kundërshtohet fjalimi i tyre?
Kemi filluar bashkë me Observatorin e Al-Azhar një hulumtim edhe kemi shpërndare publikime në gjashtë gjuhë të huaja me qëllim që të korrigjojmë idetë e gabuara që Daech-i transmeton. Kemi 48 qendra kërkimesh. Për shembull, kur Daech-i arriti të shpërndaj interpretimin e njëanshëm mbi çështjen e imigrimit islamik për të shërbyer interesat e veta edhe për të shtyrë sa më tepër të rinj ti bashkohen. Kjo organizatë islamike shpërndan idenë që gjithë bota është e korruptuar edhe që për ta shpëtuar, duhet të bashkohemi me radhët e tyre. Ky vizion mund të joshi njerëz të brishtë që kërkojnë paqen. Ne redaktuam një tekst mbi këtë çështje, pa cituar fjalët e Daech që ne refuzojmë ti ripërdorim, por duke ofruar versionin e saktë të Islamit mbi këtë çështje.
Ne gjithashtu kemi vërejtur që ata publikojnë revista në anglisht ose në frëngjisht, por edhe këngë që u adresohen fëmijëve me qëllim që të rrënjosin frymën e luftës edhe në gjeneratat e ardhshme. Ndaj ne duhet të punojmë vazhdimisht për fëmijët që lindin sot. Për ta arritur këtë qëllim kemi nevojë për ndihmën e të gjithëve. Njerëz të të gjitha rrymave, të të gjitha feve… Duhet të bashkëpunojmë për të gjetur mënyrat më të shpejta për ti dhëne fund këtij fenomeni të rrezikshëm.
Si mund tu drejtohemi të rinjve që ndodhen atje edhe që i detyrojnë të ndërtojnë “Shtetin islamik”?
Është tepër e komplikuar. Edhe me ata që ndodhen atje por edhe me ata që do të kthehen, sepse do të hasim, ashtu si ndodhi edhe mbas konfliktit të Afganistanit, vështirësi me ata që do të kthehen. Mendoj që fillimisht duhet të ndalohet imigrimi. Franca është shteti nga nisen shumica e luftëtarëve. Sepse këtu ekziston një lëvizje radikale e shpejtë edhe e përgatitur që ka si synim francezët e rinj. Rezultati është i dukshëm. Duhet ta ndalojmë këtë lëvizje urgjentisht. Duhet që imamët francez të formohen ndryshe sepse sot ata janë tepër tradicionalë. Imamët tanë duhet të modernizohen, të qëndrojnë më afër të rinjve të komunitetit tonë me anën e email-it të tyre edhe faqes Facebook… të shkosh në xhami për lutjen e të premtes nuk mjafton. Imami duhet të gjejë mënyra të reja afrimi. Kemi nevojë për njerëz të shkolluar, modernë, që dinë të komunikojnë me të tjerët por edhe që kanë të njëjtat vlera hapësire të mendjes. Nuk mund të mendojmë ashtu si mendonin para 1.000 vitesh edhe të jetojmë në harmoni në botën e sotme.
Mendoni se ligjërata e juaj mund ti sjelli diçka Francës?
Mundet ti sjelli vetëm në rast se ekziston vullneti nga ana franceze. Ne nuk kemi ardhur të flasim për fenë por për dialogun, për reforma edhe për njerëzimin. çështja është e madhe, ajo e tejkalon masën edhe shpresoj se Franca po fillon ta konsideroj seriozisht rrezikun. Islamofobia, ushqimi i ndjenjës së frikës ndaj myslimanëve të Francës dhanë rezultate të këqija. Duhet edhe të mendojmë që të paraqitim imazhin e vërtetë të islamit. Për shkak të injorancës, shumë shpesh mediat japin një imazh të deformuar të islamit. Myslimanët francezë ndihen të veçuar edhe rezultati është shkatërrues.
Intervistë e kryer nga Céline Lussato
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër Nga 1 janari 2025, konsumatorët do të mund të ndryshojnë modelin e tyre të sigurimit kur...
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor