Bota

Zbulohet planeti i ri i banueshëm, “kushëriri i madh i tokës”

NASA bën të ditur sot se ka zbuluar një planet të ri që quhet Kepler-452b. Ai ndodhet në yjësinë Cygnus, 400 vite drite “afër” tokës. Është 60% më i madh se Toka dhe, siç thuhet në njoftimin e NASA-s është “i banueshëm”.

Në një konferencë për medie që Nasa e ka mbajtur sot rreth orës 18.00 e ka quajtur planetin “një kushërirë më të madhe të tokës”, duke vënë theksin në ngjashmërinë që ai ka me tokën .

Planeti është zbuluar me teleskopin Keppler të gjithësisë prandaj dhe mban emerin sipas misionit të këtij teleskopi Kepler-452b.