Gjuha
Mbahet finalja e kuizit për nxënësit shqiptarë nga diaspora
Në garën finale do të marrin pjesë nxënës garues nga gjashtë shtete: Austria, Zvicra, Gjermania, Suedia, Greqia dhe Sllovenia
Në kuadër të manifestimit “Ditët e diasporës”, për të pestën herë me radhë Ministria e Diasporës organizon finalen e kuizit të diturisë “Ti je pjesë e Atdheut”, që do të mbahet të shtunën më 25 korrik 2015, në Shkollën Amerikane në Prishtinë, duke filluar në ora 17:00, ka njoftuar Ministria e Diasporës.
Përmes këtij kuizi, nxënësit e mësimit plotësues në diasporë do t’i tregojnë njohuritë e tyre nga fusha të ndryshme të dijes, sidomos njohuritë për identitetin shqiptar. Kjo garë po ashtu është në funksion të krijimit të lidhjeve mes fëmijëve nga diaspora dhe atyre nga Kosova, si dhe sensibilizimi i shoqërisë kosovare për përgjegjësinë dhe përkujdesjen për mërgatën.
Në garën finale do të marrin pjesë nxënës garues nga gjashtë shtete: Austria, Zvicra, Gjermania, Suedia, Greqia dhe Sllovenia. Secili vend do të përfaqësohet me nga tre nxënës. Pjesëmarrësit e kësaj gare janë fitues të garave të mbajtura në shkollat shqipe të mësimit plotësues në diasporë.
Ndryshe, Ministria e Diasporës, për të pestin vit me radhë, e organizon dhe e mbështetë materialisht organizimin e kuizeve në vende të ndryshme të Evropës ku ka mësim plotësues në gjuhën shqipe, dhe e organizon në fund finalen në Prishtinë.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha