Integrimi
“Alba Reisen” dhe mashtrimi i radhës me bileta aeroplani
Ardhjen e sezonit të pushimeve verore, agjencitë që shesin bileta fluturimesh e shohin si shans për të fituar më shumë, gjë që është fare legjitime. Por ka edhe agjenci të tilla që fitimin e realizojnë në kurriz të udhëtarëve, të cilët i mashtrojnë duke shfrytëzuar nevojën e tyre që kanë për të udhëtuar në vendlindje për pushimet verore.
Ditë më parë nga një agjenci e tillë mashtruese kishin mbetur “me gishta në gojë” një numër i madh pasagjerësh që e kishin zgjedhur atë pasi që ofronte bileta me çmime më të lira. Por, kur kishin dashur t`i merrnin biletat ata ishin përballur me realitetin e hidhur: agjencia që ua kishte shitur në fakt nuk ekzistonte fare, ajo përbëhej vetëm nga një numër telefoni dhe një llogari bankare. Kështu, askush nuk përgjigjej për fatin e parave të paguara. albinfo.ch pati kontaktuar pak javë më parë disa nga këta pasagjerë “të djegur”, të cilët ndjeheshin të mashtruar keq nga agjencia fantome “Prishtina Travel Services”.
“Rezervimet për momentin nuk janë të mundshme”
Por, fat të ngjashëm kanë pasur së fundi edhe ata që kanë rezervuar biletat në agjencinë “Alba Air” ose “Alba Reisen” (të dy këta emra figurojnë në të njëjtën faqe interneti). Kjo agjenci ekziston. Ajo ka adresën e vet dhe numrat e telefonit në Prishtinë por edhe në disa vende në Gjermani dhe në Zvicër. Ka edhe faqen e saj në internet, ku sigurohen biletat. Ose më mirë, ku janë siguruar deri para pak ditësh. Sepse aktualisht në këtë faqe shkruan kështu: “Rezervimet Per momentin nuk jan te Mundshme!!!”.
Ndërkohë, selisë së saj në Prishtinë i është vënë dryni. “Është mbyllur me dry agjencia “Alba Air” në Prishtinë, e cila u ka shitur me qindra bileta bashkatdhetarëve dhe në fund i ka lënë pa fluturuar”, raporton KTV. Qindra kosovarë mbeten pa ardhur në vendlindje për shkak të mashtrimit nga agjencia “Alba Air” me pronar Shefki Rramanaj. Agjencia po promovonte çmime mashtruese të biletave për kosovarët që jetojnë Gjermani dhe Zvicër. Qytetarët, ditë më parë kanë marrë mesazhe telefonike për anulimin e fluturimeve, mirëpo, ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje se ku kanë mbetur paratë e tyre”.
Ka paguar afër 2000 frangave dhe rrezikon të mos fluturojë
Berisha nga Bazeli, me prejardhje nga Suhareka është një nga viktimat e kësaj agjencie. “E tërë dita e sotme më ka kaluar përpara zyrës së Alba Reisen në Claraplatz në Bazel”, thotë Berisha i kontaktuar nga albinfo.ch. Ai tregon se një ditë më parë, të dielën, dy aeroplanë me udhëtarë të kësaj agjencie nuk kanë fluturuar edhe pse i kishin biletat e paguara me rregull. Për këtë arsye ai është merakosur se e njëjta gjë mund t`i ndodhte edhe atij. 5 biletat kthyese që ai i ka paguar 1845 franga, janë për 27 korrik.
albinfo.ch ka bërë përpjekje të kontaktojë këtë agjenci në numrat e telefonit në faqen e internetit por pa përgjigje.
“Kam shkuar në orën 7 të mëngjesit në policinë e Bazelit dhe ju kam treguar për rastin që ka ndodhur me Alba Reisen”, rrëfen F. Berisha. Por kot, policia refuzoi që të merrej me këtë rast. Arsyetimi ishte se ende nuk ka ardhur koha e fluturimit, të cilin unë e kam më 27.07.15. Kështu, ata nuk mund të bëjnë asgjë. Pastaj në orën 11 kam shkuar te zyra e Alba Reisen në Basel, i kam rënë ziles dhe askush nuk e ka hapur derën. Pasi kam dëgjuar disa zhurma brenda e kuptova se dikush ishte brenda. Kam parë edhe disa lëvizje nga xhamat e dritareve. Pastaj kanë ardhur dhe 9 apo 10 persona dhe së bashku e kemi thirrur policinë. U kemi treguar se askush nuk po e hap derën dhe ata na kanë thënë të shkojmë në stacionin policor në Clarastrasse”, vazhdon Berisha rrëfimin për peripecitë me agjencinë në fjalë.
Policët nuk pranuan të ndërhyjnë
“Por prapë kot, policët refuzuan të vinin dhe ta hapnin derën. Kështu, kam vendosur të telefonoj në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë. U kam treguar se na kanë mashtruar me bileta dhe se jam para derës së Alba Reisen. U kam kërkuar që të më ndihmojnë duke alarmuar policinë apo të bëjnë diçka tjetër por nuk më kanë ndihmuar asgjë. Përpara zyrës kam qëndruar deri në orën 16:30 me shpresën se dikush e hap derën dhe e jep një përgjigje por askush se ka hapur derën. Më është dashur të kthehem në shtëpi i uritur pa ngrënë drekë”, thotë ai.
“Për biletat për 5 persona kam shpenzuar 1845 CHF dhe ende nuk di se çka të bëj ose kush mundë të më ndihmojë!”, ankohet F. Berisha i dëshpëruar nga ajo që i ka ndodhur.
Ashtu si F. Berisha duket të kenë pësuar edhe shumë bashkatdhetarë tjerë. Ndërkohë që zyra e agjencisë Alba Air në Prishtinë është mbyllur nga shteti, zyrat në Bazel dhe disa qytete tjera në Zvicër e Gjermani, së paku zyrtarisht nuk figurojnë të mbyllura edhe pse askush nga këto zyra nuk përgjigjet.
Shpresë se do t`u kthehen paratë e paguara?
Ndërkohë, agjencia Alba Reisen Gmbh është paraqitur me një njoftim që e ka publikuar në faqen e saj të internetit. Përmes njoftimit ajo u bën të ditur pasagjerëve se ka pezulluar përkohësisht fluturimet dhe u kërkon atyre të dërgojnë të dhënat lidhur me rezervimin e biletave. F. Berishën, të kontaktuar nga albinfo.ch, e mban një shpresë se së paku të hollat e paguara d t`i kthehen. “Sa për të fluturuar sërish me këtë agjenci as që më shkon mendja”, thotë ai.
Komunikim për Pasagjer dhe Agjensione
Te nderuara pasagjer dhe agjensione, me keqardhje ju njoftojmë se Agjensioni Alba Reisen Gmbh, e gjendur përpara një situatë të vështirë ekonomike, është e detyruar të pezullojë përkohësisht fluturimet e saj.
Për te mundësuar kontrollin e rezervimeve tuaja, qe te mundësoni komunikimin me pasagjeret këtu me poshtë gjeni E-Mailin ku mund te dërgoni te dhënat e juaja (Nr. i Rezervimit, Data e Flutrimit dhe Emri e Mbiemri janë të obligueshme).
[email protected]
Kërkojmë ndjesë për shqetësimin, dhe do te mundohemi qe cdo ankese te juaj ti përgjigjemi, ju lutem ta keni parasysh qe përpunimi dhe përgjigjja e te gjitha e-mailave merr edhe kohe.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj,
ALBA REISEN GMBH
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha