Fotolajmi
700 të vdekur në Francë si pasojë e vapës
Numri përfshin edhe rastet e vdekjes që në mënyrë indirekte lidhen me vapën, ka thënë ministrja e shëndetit, Marisol Touraine
Vala e vapës që po mbretëron në Francë, vetëm nga 29 qershori deri më 5 korrik i ka marrë jetën 700 personave. Në të vërtetë, gjatë kësaj periudhe kanë vdekur 700 veta më shumë se sa është e zakonshme gjatë periudhës së njëjtë të vitit, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë e Francës.
Numri përfshin edhe rastet e vdekjes që në mënyrë indirekte lidhen me vapën, ka thënë ministrja Marisol Touraine. Këtu hyjnë edhe vdekjet nga mbytja në ujë. Gjatë periudhës së përmendur temperaturat janë ngritur në shumë vende deri në 40 gradë celsius.
Me gjithë numrin e madh të vdekjeve, ministrja ka thënë se veprimi i temperaturave të larta ka qenë dukshëm më i vogël se në vitet e mëparshme. Kështu në verën e vitit 2003 vlerësohet se gjatë periudhës së gjatë të vapës në Francë kanë gjetur vdekjen 15 mijë veta, shkruan nzz.ch. Kjo ishte për 55 për qind më shumë se rastet e vdekjeve që zakonisht ndodhin gjatë periudhës së njëjtë.
Nga ajo kohë, qeveria, kur ka periudha të gjata vape cakton masa të veçanta. Kështu, këtë vit ajo përmes spoteve televizive ka tërhequr vërejtjen për pasojat e mundshme të temperaturave të larta dhe ka dhënë udhëzime për sjelljen gjatë kësaj periudhe.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra