Feja
Tërnava: Pjesëmarrja e kosovarëve në ISIS dëmton imazhin e shtetit
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka thënë se pjesëmarrja e qytetarëve të Kosovës përkrah ISIS-it e dëmton imazhin e shtetit të Kosovës. Ai në përfundim të muajit të Ramazanit dhe në vigjilje të festës së Bajramit ka kërkuar nga qytetarët të mos bien pre e njerëzve pa adresë, të cilët në emër të fesë janë duke i sjell terror njerëzimit.
“E ripërsëris atë që e thotë ‘Kurani’, atë që e ka thënë Pejgamberi dhe atë që e ka kultivuar ulemaja, se feja islame s’ka të bëjë me dhunën, terrorin dhe shkatërrimin. Feja islame është fe e paqes, respektit, dashurisë dhe mirëkuptimit”, ka thënë Tërnava për ‘Epokën e re’.
Në fillim të këtij viti disa imamë të xhamive të ndryshme të Kosovës, duke përfshirë këtu edhe imamin e Xhamisë së Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqin, u arrestuan nga organet e sigurisë së Kosovës nën dyshimin për nxitje të të rinjve për pjesëmarrje në luftërat në Siri dhe Irak, por ata u liruan në mungesë provash. Këto arrestime nuk kaluan pa akuza publike edhe për Bashkësinë Islame të Kosovës, sidomos nga ana e opinionistëve dhe shoqërisë civile, duke thënë se kjo bashkësi fetare nuk po i largon nga postet udhëheqëse imamët që po predikojnë islamin radikal.
Ndryshe, Bashkësia Islame e Kosovës përmes një njoftimi publik ka bërë të ditur se muaji i Ramazanit përfundon ditën e enjte, më 16 korrik, ndërkaq dita e parë e festës së Fitër – Bajramit është të premten, më 17 korrik. Në këtë njoftim bëhet e ditur manifestimi qendror për festën e Fitër – Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, duke filluar në ora 04 :15, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha