Lajme
Hakerët shqiptarë sulmojnë llogaritë e Twitter-it
Motivi i sulmeve të Grupit Hacking AnonCoders duket të jetë i lidhur me kauzën politike promyslimane, ngase caqet e llogarive të sulmuara konsiderohen nga grupi i hakerëve në fjalë si të tilla.
Grupi Hacking AnonCoders ka goditur për herë të tretë në muajt e fundit, duke marrë direkt kontakt me Portal IT për të njoftuar një sulm në rrjetin social Twitter.
Pas sulmeve të mëparshme kundër sajtit të një partie politike dhe një dhunim masiv të mbi 100 faqeve të internetit, grupi në fjalë tani ka marrë përgjegjësinë për të sulmuar më shumë se 23 000 llogari të rrjetit social Twitter, njofton albinfo.ch, duke iu referuara deklaratës në fjalë.
Një listë e këtyre llogarive ishin të shoqëruara me mesazhin në vijim: “HACKED BY ANONCODERS TEAM – TWITTER GOT OWNED”.
“Ne jemi të panjohur AL (sulmues shqiptarë) – (…)”, e pasuar nga një mesazh promysliman.
Albinfo.ch mëson se grupi në fjalë shpjegon arsyen e sulmeve të tilla me qëllim të përhapjes së mesazhit: “Asnjë sistem nuk është i sigurt, asgjë nuk është e pamundur”, prandaj duhet pasur kujdes kur argëtoheni në hapësirën tuaj në cyber”.
“Ne kemi parë me mijëra njerëz, të cilëve u është larë truri për të urryer dhe fyer islamin. Shumica e të dhënave që i kanë sulmuar janë njerëz të cilët janë antimyslimanë dhe proizraelitë”, citohet të ketë deklaruar grupi Hacking AnonCoders.
Ai gjithashtu përshkroi sulmin si një “dhuratë e vogël” për SHBA-në për 4 korrikun dhe premtoi se do të bëjë “një sulm të madh, i cili do të trondisë gjithë botën”.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha