Gjuha
Ministri Murati viziton fëmijët e kampit veror “Ta njohim Atdheun”
Ministri i Diasporës në Qeverinë e Kosovës, Valon Murati, e ka zhvilluar të dielën një vizitë në kampin-shkollë “Ta njohim Atdheun”, në Artanë (ish-Novobërdë), ku po marrin pjesë rreth 35 nxënës dhe 5 mësues të mësimit plotësues të gjuhës shqipe, të cilët kryeshit vijnë nga Gjermania, Anglia, Suedia dhe Greqia.
Gjatë vizitës ministri i Diasporës, Valon Murati, u njoftua me aktivitet që po zhvillojnë këta fëmijë bashkë me mësuesit e tyre dhe me drejtues të asociacioneve kulturore dhe turistike të komunës së Artanës.
“Është kënaqësi t’ju shoh të gjithë juve në atdheun e juaj. Po ashtu jam i impresionuar edhe nga aktivitetet të cilat jeni duke i realizuar, të kombinuara me mësim nga lëndë të ndryshme si gjeografia, historia dhe lojëra me anë të së cilave e njihni më mirë njëri tjetrin. Ju jeni e ardhmja e kombit”, tha ministri Murati, duke diskutuar më pas edhe me mësuesit e pranishëm lidhur me marrëveshjen e nënshkruar me Republikën e Shqipërisë për unifikimin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe si dhe përpjekjet e Ministrisë së Diasporës për rritjen sa më të madhe të numrit të nxënësve në shkollën shqipe në diasporë.
Ndryshe, kampet-shkolla, me moton “Ta njohim Atdheun” organizohen tradiconalisht tashmë tre vite nga Ministria e Diasporës, në katër grupe të ndryshme gjatë stinës së verës dhe asaj të dimrit. Gjatë aktiviteteve që realizohen në kamp, fëmijët kanë mundësi të njohin për së afërmi trashëgiminë kulturore të Kosovës, të ndjekin klasa të mësimit të gjuhës shqipe, gjeografisë, historisë si dhe të jenë afër traditës kombëtare.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha