E-Diaspora
Prishtina Travel Services mashtron udhëtarët me bileta pa fluturime
Albinfo.ch sjell dëshmi të udhëtarëve të mashtruar me bileta të rreme për në Prishtinë. Ata janë dëmtuar nga një agjenci e quajtur Prishtina Travel Services me seli në Emmen dhe nuk dihet nëse do t'i marrin paratë e tyre.
“Me keqardhje ju njoftojmë se rezervimet tuaja janë auluar, marrëveshjet tona me kompanitë e fluturimeve kanë dështuar! Kthimi i të hollave do fillon menjëherë permes bankës, të dhënat tuaja i dërgoni në e-mailin:[email protected]“, ky është mesazhi telefonik që e ka marrë të enjten, Besim Syla nga Gjilani, 3 ditë para fluturimit për në Prishtinë.
Besimi ka treguar për albinfo se ka paguar 429 franga biletën për Prishtinë me agjencinë në fjalë, e cila thuhet të ketë mashtuar edhe udhëtarë të tjerë.
Ai ishte mashtuar nga një mesazh që kishte marrë në telefonin e tij me një ofertë të leverdishme për për të udhëtuar në Prishtinë, por që nuk arriti ta realizoj kurrë.
“Mesazhet nuk po ndalen, po vijnë edhe nga agjencitë tjera. Tashmë nuk ka mbetur kujt me i besu, vec i sygjeroj udhëtarëve tjerë që mos t’u besojnë mesazheve të tilla të rrejshme për bileta të lira se digjeni sikur unë “, deklaron Besimi për albinfo.ch
Edhe R.M nga Cyrihu kishte pasur fatin e njëjtë. Ai kishte paguar 400 franga për një biletë për Prishtinë, që tashmë po del të jetë e rreme.
Edhe R.M mbrëm ke pranuar një mesazh telefonik nga e njëjta agjenci se nuk do realizohet fluturimi një ditë para udhëtimit për në Prishtinë.
Ai është detyruar vajzën ta dërgoj me autobus në Kosovë .
R.M nga Cyrihu nuk është hera e pare që mashtohet me bileta. E njëjta i kishte ndodhur edhe me Bell Air.
R.M, punëtor shumëvjecar në Aeroportin e Cyrihut kishte kontaktuar në Aeroport për të marrë konfirmimin nëse është në listë të udhëtarëve, por nuk e kishte gjetur emrin e tij.
„Ajo që na ka bërë që mos të dyshojmë se është mashtrim ka qenë fletëpagesa që është bërë me Post. Biletat janë dukur sikur origjinale me të gjitha të dënat që nuk mundur të dyshohet se është mashtrim”, thotë R.M duke sygjeruar të tjerët udhëtarë që mos të bien pre e mashtrimeve të matrapazëve të biletave
Përpjekjet ishin të kota të Albinfo.ch për të marrë një pronocim nga agjencia në fjalë për shkak se në telefonin e tyre nuk është lajmëruar askush.
Dyshohet të jetë numri i madh i udhëtarëve që janë mashtruar me bileta pa fluturime. Policia dyshon të jetë një rrjet i agjencive që po mashtrojnë udhëtarët për Prishtinë.
Policia e Cyrihut kishte parlajmëruar ditë më parë udhëtarët për mashtruesit me mesazhe me telefonike.
Policisë së këtij Kantoni në Zvicër, ka thënë se mashtruesit janë kthyer në “aksion” për të mashtruar kosovarët të cilët udhëtojnë për Prishtinë.
Në një komunikatë për media që ka lëshuar kjo Polici, thuhet se në prag të kohës së pushimeve numri i këtyre mashtrimeve ka filluar të rritet.
“Policia u rekomandon atyre që udhëtojnë drejt Kosovës, të mos u besojnë mesazheve të ardhura në telefon”, thuhet në komunikatën e Policisë së Cyrihut.
Policia e këtij Kantoni shpjegon se persona të panjohur dërgojnë mesazhe telefonike me oferta joshëse, sigurisht, e çmime të ulëta, për fluturim në Prishtinë.
Viktimat, duke i besuar mesazhit, i hedhin paratë online në xhirollogarinë që u ka ardhur bashkë me mesazhin. Por, kur vjen puna për të marrë biletën e paguar, e kuptojnë mashtrimin: bileta nuk ekziston, ashtu sikurse as agjencia që “ua ka shitur” atë.
Policia e Kantonit të Cyrihut njofton se ditëve të fundit ka pasur një numër të kallëzimeve lidhur me këtë trik të mashtrimit.
Në këtë mënyre janë “djegur”, gjegjësisht kanë paguar pa i marrë biletat një numër i pasagjerëve. Shuma e përgjithshme e parave të fituara në këtë mënyrë duhet të jetë disa qindra-mijëra franga.
Duke qenë se në prag të kohës së pushimeve mund të ndodhë që numri i këtyre mashtrimeve të rritet, policia u rekomandon atyre që udhëtojnë drejt Kosovës të mos u besojnë mesazheve të ardhura në telefon, por që biletat t’i nxjerrin ekskluzivisht në agjencitë e njohura të udhëtimit, ose drejtpërdrejt në aviokompanitë përkatëse.
Vendet nga të cilat gjenerohen numër më i madh i pasagjerëve që frekuentojnë në Aeroportin e Prishtinë “Adem JASHARI” janë: Zvicra, Gjermania, Turqia, Austria, Sllovenia Italia, vendet Skandinave etj.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra