Fotolajmi
UNHCR: Mbi 4 milionë refugjatë sirianë nëpër botë
Numri i refugjatëve, të cilët i kanë ikur konfliktit në Siri në vendet fqinje tashmë ka tejkaluar shifrën katër milionëshe, duke konfirmuar se kjo krizë është më e madhja e refugjatëve në botë, raportojnë nga selia e UNHCR-së në Gjenevë.
Me refugjatët sapo të ardhur në Turqi dhe të dhënat e përditësuara të autoriteteve turke për refugjatët tashmë të pranishëm, numri i përgjithshëm i refugjatëve sirianë në vendet fqinje ka arritur shifrën në më shumë se 4.013.000 njerëz. Përveç kësaj, të paktën 7.6 milionë njerëz janë të zhvendosur brenda Sirisë.
“Kjo është kriza më e madhe e refugjatëve nga konflikti. Kjo është popullsia që ka nevojë për mbështetjen e botës, por në vend ata jetojnë në kushte të vështira dhe në varfëri të skajshme”, tha Komisari i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Antonio Guterres.
Tragjikisht, pa zgjidhje në horizont për luftën në Siri, kriza është intensifikuar dhe numri i refugjatëve është në rritje. Pragu i katër milionëve vjen pas vetëm 10 muajve pasi kishte tejkaluar tre milionëshin. Me normën aktuale të rritjes, UNHCR-ja pret që kjo shifër të arrijë përafërsisht 4.27 milionë deri në fund të 2015-ës.
Turqia është tani një shtëpi e dytë për rreth 45 për qind të të gjithë refugjatëve sirianë në rajon.
Shifra e katër milionëve përbëhet nga 1.805.255 refugjatë sirianë në Turqi, 249.726 në Irak, 629.128 në Jordani, 132.375 në Egjipt, dhe 1.172.753 në Liban dhe 24 055 në pjesë të tjera të Afrikës Veriore.
Statistikat nuk përfshijnë më shumë se 270 mijë aplikacione për azil nga sirianët në Evropë dhe mijëra njerëz të tjerë të zhvendosur nga rajoni në vendet e tjera.
Ndërkohë, financimi për t’iu dalë në ndihmë refugjatëve sirianë është bërë problem po aq shqetësues. Për gjithë vitin 2015, UNHCR-ja dhe partnerët e saj kërkuan 5.5 miliardë dollarë. Megjithatë, deri në fund të qershorit, kanë marrë vetëm rreth një të katërtën e fondeve të ndihmave të kërkuara.
Jeta e sirianëve në mërgim është edhe më e vështirë. Rreth 86 për qind e refugjatëve jashtë kampeve në Jordani jetojnë nën nivelin e varfërisë, me 3.2 dollarë në ditë. Në Liban, 55 për qind e refugjatëve jetojnë në strehimore nën standardet jetësore.
Shpresa për kthim në shtëpi është e humbur në të gjithë rajonin me krizën e zgjatur.
Refugjatët janë duke u bërë më të varfër dhe rritja dhe mënyra negative për të përballuar, të tilla si puna e fëmijëve, martesat e fëmijëve, etj.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha