E-Diaspora
Vullnetarët austriakë dhurojnë ndihma në Kosovë
Para dhjetë viteve ish-anëtari i parlamentit të Landeck-ut, Heinrich Juen ka dërguar ndihmat e para në Kosovë.
Rjeti i tij dhe bujaria e qytetarëve të këtij vendi austriak u rrit nga viti në vit.
Në vitin 2013 Henrich Juen është tërhequr për shkak të moshës, ndërkohë që atëherë aksionin e ka vazhduar majori i mbrojtjes së Landeck-ut Fritz Gastl së bashku më ekipin e tij, njofton “albinfo.ch”.
Heinrich Juen, ish anëtar i parlamentit, gjatë viteve të fundit së bashku më grupin e tij ka organizuar tetë aksione ndihmëse për në Evropën Juglindore, kryesisht për në Kosovë.
Këto paketa ndihmëse u dhuruan në regjione të varfra. Një aksion për qëllime shëndetësore që ishte edhe i fundit të tij si koordinator e ka realizuar gjatë vitit 2012.
Për shkak të moshës Juen është larguar nga kordinatori i aksionit, ndërkohë këtë traditë e ka marr përsipër majori i mbrojtjes së Landeckut Fritz Gastl.
Së bashku më ekipin e tij, në vitet e kaluara ata dërguan shtatë kamion me afërisht 6.000 paketa ndihmëse për në regjionet e varfra. Jo vetëm kaq, ata ndihmuan njerëzit edhe më mbështetje financiare. Gjithashtu arritën në Kosovë të sanojnë një shtëpi pesë anëtarësh e cila kishte edhe një fëmijë më afëtsi të kufizuara.
Përveç kësaj, me para të grumbulluara janë blerë edhe disa lavatriçe për disa familje. Fritz Gastl dhe Josef Gfall ishin në vjeshtë në Kosovë dhe shikuan se a janë shkuar të gjitha donacionet në vendet e duhura.
Por gjatë këtyre ditëve ata po kërkojnë donacione të reja për të dërguar aksionin e njëmbëdhjetë më radhë. ” Edhe këtë herë ndihmat do të i dërgojmë në Kosovë (Pejë dhe Suharekë) dhe në Rumani (Satu Mare).
Kemi nevojë për të grumbulluar rroba për fëmijë (të verës dhe dimrit). Këpucë, karroca për fëmijë, lojëra, pelena dhe biçikleta. Për të rritur po ashtu veshje (të verës dhe dimrit), këpucë, mbulesa për shtretër, peshqirë, matraza, artikuj higjienikë e të tjerë”, ka thënë Gastl, raporton “meinbezirk,at”, transmeton albinfo.ch.
Kësaj radhe është shprehur ai nuk mund të pranojnë donacione me artikujt ushqimor dhe medikamente, për shkak se në të kaluarën kanë pasur shumë probleme doganore.
“Ne kërkojmë përsëri në na ndihmoni me donacionet tuaja. Me 70 euro mund të blihet një paket me artikuj ushqimorë në Kosovë, nga e cila mund të ushqehet një familje për një muaj”, ishte kërkesa e zotëri Gastl.
Ai ka bërë të ditur se të gjitha ndihmat do të grumbullohen në kazermat e Landeck-ut ndërsa do të dërgohen në fund të muajt shtator.
Të gjithë bamirësit të cilët shprehin dëshirën të ndihmojnë këtë aksion bamirësie, donacionet e tyre mund të i dërgojnë në Volksbank Landeck : (IBAN AT36 4585 0005 0011 2819, emërtimi: “Osteuropahilfe”).
Më këtë rast koordinatori Gastl ka falënderuar forcat e armatosura, komunën e Landeck, kompanitë e shumta për mbështetje, ndërsa edhe këtë herë shpenzimet e transportit i ka marr përsipër landi i Tirolit.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra