Lajme
Merkel: Kemi nevojë për shqiptarët, por jo si azilanta
Kancelaria gjermane Angela Merkel, gjatë vizitës në Tiranë, ritheksoi qëndrim gjerman, se nuk ka azil për qytetarët e Shqipërisë. Ajo i dha mbështetje kryeministrit Rama
Gjermania ka nevojë edhe për shqiptarët që të vijnë dhe të punojnë në profile të caktuar, por nuk ka netojë për azilkërkues. Kështu deklaroi në Tiranë kancelarja gjermane Angela Merkel e cila edhe një herë ritheksoi qëndrim gjerman, se nuk ka azil për qytetarët e Shqipërisë.
Merkel e cila qëndroi për një vizitë të shkurtër në Tiranë, tha se Gjermania do të jetë një mbështetëse e rrugës se Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Mirëpo nga Qeveria e kryeministrit Edi Rama kërkoi që të përmbushen një varg kriteresh që BE ka vënë për shtete që pretendojnë integrimin.
“Ne kemi nevojë për fuqi punëtore të huaj dhe besojmë se Shqipëria ka potencial të tillë”, tha Merkel.
Kancelaria Merkel tha se është e kënaqur që mundi të mbajë fjalën për të ardhur në Shqipëri, ndërsa u ndal në marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.
“Kemi shumë mundësi për të bashkëpunuar si në turizëm, ekonomi etj., dhe mendoj se politika mund të kontribuojë më shumë në këtë drejtim. Ne kemi një bashkëpunim të mirë sa i takon bashkëpunimit profesional. Theksoj se Shqipëria nuk është një vend prej nga azilkërkuesit do të njihen si azilantë në Gjermani”, tha Merkel.
Gjermani, sipas saj, ka nevojë për fuqi punëtore të kualifikuar. Lidhur me këtë çështje ajo tha se ka bashkëpunim shumë të mirë mes dy Ministrive të Brendshme, pasi Shqipëria mund të cilësohet si një vend i sigurt.
Kancelarja gjermane ofroi mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt BE, por se duhen plotësuar kushtet. Ajo vlerësoi bashkëpunimin ekonomik dhe nënshkrimin e gjashtë marrëveshjeve të reja ekonomike mes dy vendeve.
Ndër të tjera Merkel tha se BE nuk është lodhur nga procesi i zgjerimin.
“Në momentin që diskutohet rreth procesit të integrimit dëgjoj që BE kërkon të ngadalësojë procesin e anëtarësimi. Kjo ka të bëjë me kredibilitetin e vendeve dhe përmbusha e kushteve të caktuara. Shqipëria ka bërë progres mjaft të mirë. Por ende nuk janë plotësuar të gjitha kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim. BE nuk krijon ngadalësim artificial”, deklaroi ajo.
Në konferencën e përbashkët për mediat, kryeministri Edi Rama shprehu mirënjohjen për vizitën e kancelares Merkel në Shqipëri, duke nënvizuar se janë shumë vende që kërkojnë mendimin e saj për shkak të krizës greke që kërkon përgjigje evropiane, kërcënimeve terroriste etj.
Sipas tij, të gjithë duan të dinë opinionin e kancelares gjermane sepse ai ka rëndësi të dorës së parë, ndaj vlerësoi vizitën e saj duke thënë se tregoi vëmendje të veçantë vendit dhe rajonit.
“Dhe ka rëndësi që kancelarja i kupton përpjekjet për të sjellë ndryshimet e dëshiruara nga demokracia e zymtë drejt një demokracie evropiane. Ne patëm një diskutim të shkëlqyer. Kjo është hera e tretë që e takoj brenda një viti, gjë që tregon rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve. Kancelarja Merkel faleminderit për mbështetjen që i jepni Shqipërisë për të qenë pjesë e një Evrope të fortë, të bashkuar si komuniteti më i rëndësishëm i vlerave”, u shpreh Rama.
Lidhur me çështjen e emigrimit, Rama u shpreh se është një problem shqetësues, duke nënvizuar se shqiptarët nuk kanë të drejtë azili në Gjermani. Sipas tij, Shqipëria është e vendosur në rrugën e modernizimit të shtetit, ndaj tha se vendi ynë nuk kërkon asnjë dhuratë, por sepse detyrimet do të përmbushen pasi synohet për të ardhmen e fëmijëve.
Kurse sa i përket çështjes së integrimit, kryeministri Rama u shpreh optimist se Shqipëri shumë shpejt do t’i përmbushë obligimet që dalin para vetes.
“Në fund të vjeshtës së këtij viti do t’i plotësojmë të gjitha kushtet, përfshirë paketën për reformën në drejtësi. Integrimi është një proces që në radhë të parë vlerën e ka këtu dhe për ne. Ato që bëjmë janë detyra që i vlejnë modernizimit të shtetit. Kur të kemi plotësuar këto kushte, unë jam i bindur se kancelarja Merkel do të jetë e para që do të na mbështesë”, ka thënë Rama.
Kancelarja Merkel është e para burreshtase gjermane që Viziton Shqipërinë. Ajo në ora 13.50 arriti në aeroportin e Rinasit, ndërsa u prit me nderime të larta nga kryeministri Rama. Ajo zhvilloi edhe një takim me presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, ndërsa e vazhdoi viziton në Parkun Biznesit “Tiranë Biznes Park”. Ajo u taku edhe me kryeparlamentari Ilir Meta dhe shefin e opozitës Lulzim Basha.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
LDK prezanton listën e kandidatëve për deputetë, mes tyre 5 emra nga diaspora Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar listën e plotë të kandidatëve për...
-
Shqipëri: Seleksionimet me talentet e diasporës, zbulohen lojtarë shumë cilësorë
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuçiq, në Cyrih
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
Jeta në Zvicër
-
Deputetët zviceranë bëjnë thirrje për ligje kantonale për mbrojtjen e të miturve nga rrjetet sociale Anëtarët e parlamenti nga të gjitha politike prejardhjet synojnë të mbrojnë nxënësit e mitur nga “efektet...
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuçiq, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse