Jeta në Zvicër
Çdo i 20-i person vdes nga kanceri i mushkërive në Zvicër
Sëmundjet kardiovaskulare, kanceri si dhe çmenduria, janë arsyet e vdekjeve në Zvicër. Mbi 3000 persona kanë vdekur nga kanceri i mushkërive në vition 2014. 46% e meshkujve dhe 67% e femrave kishin 80 vjet ose më shumë në momentin e ndërrimit të jetës. Këto janë rezultatet kryesore të arsyeve të vdekjes të etabluara nga Zyra Federale e Statistikës.
Popullata rezidente në Zvicër ka regjistruar 64.961 raste vdekjesh në vitin 2013. Numri i personave që arrijnë moshën 80 e më tepër mbërrin në 39.604 persona. Ka vite që probabiliteti i vdekshmërisë është ulur dukshëm te personat mbi 19 vjeç.
Sa u përket sëmundjeve që kanë shkaktuar vdekjen, në krye janë sëmundjet kardiovaskulare me 21.512 persona, ose një e treta e numrit të tërësishëm të të vdekurve gjatë vitit në fjalë. Vlen të theksohet se numri i personave që kanë humbur jetën shkaku i këtyre sëmundjeve ka rënë nga 41% më 1995, në 33% më 2013.
Sa i përket kancerit të mushkërive, albinfo.ch mëson nga statistikat federale se përqindja e vdekshmërisë shkaku i kësaj sëmundje është më e lartë te të huajt (9.21%) se te shtetasit zviceranë (5.88%).
Albinfo.ch konstaton po ashtu se një arsye tjetër e vdekshmërisë zë një vend të neglizhueshëm me 6% të vdekjeve te vendësit zviceranë, ajo e çmendurisë, që zakonisht prek personat e moshuar. Kjo sëmundje prek më pak popullatën e huaj në Zvicër, ose 3.8%. Kjo po ashtu lë të kuptohet se jetëgjatësia te të huajt është më e shkurtër se ajo e vendësve.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë Zvicra shënon një shkallë të ulët papunësie dhe një rritje shumë të ulët të çmimeve. Kjo...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës