Lajme

Drama e refugjatëve aziatikë nëpër Ballkan

Zyrtarë të UNHCR-së, thonë se numri i refugjatëve, të cilët në Serbi arrijnë përmes Maqedonisë nga Lindja e Mesme arrin në 200 brenda një dite

Drama e refugjatëve arab që po kërkojnë një jetë më të qetë në Evropë, nuk ka të ndalur. Për çdo dit nga Maqedonia në Luginën e Preshevës, hyjnë nga 200 emigrant nga Siria, Iraku, Afganistani e vendet tjera të Azisë, të cilët nëpërmjet Serbisë po dalin në Hungari, ndërsa destinacion e kanë Austrinë dhe Gjermaninë.

Mirëpo si zakonisht, shteti më i prekur nga kjo valë e refugjatëve të rinj, është Hungari e cila po vazhdon të shndërrohet në trampolinë për ikje drejt perëndimit. Por, për t’u mbrojtur nga vala e refugjatëve, Budapesti zyrtar ka gjetur një mundësi-ndërtimin e një muri të gjatë rreth 170 kilometra në kufij me Serbinë.

Përkundër kundërshtimeve, shteti Hungarez tashmë ka parashikuar një buxhet prej 70 milionë euro, për ndërtimin e një muri me gjema prej 4 metrave lartësi dhe gjatësi prej 175 kilometrash. Ky muri është konsideruar një lloj “muri kinez” i kohës modere për mbroje nga azilantët.

Në anën tjetër gazeta “Zëri” sjell një reportazh me odisejadën që përjetojnë refugjatët nga Siria deri në Gjermani, duke e kaluar më shumë se gjysmën e rrugës në këmbë, si pelegrinë. Madje kjo gazetë nxjerr në pah trafikimin dhe përfitimet e mëdha që bëhen nga trafikantët me këta refugjatë.

“Në një destinacion të shkurtër prej hiç më shumë se 20 kilometrash, trafikantët në Luginë të Preshevës po përfitojnë para të majme për t’i bartur migrantët e shumtë nga Siria, Afganistani, Pakistani…, të cilët po përshkojnë rrugë të gjatë, duke i kaluar ilegalisht në këmbë kufijtë e shteteve të ndryshme të Ballkanit për të shkuar në Bashkimin Evropian”, shkruan në reportazh.

Ahmad është një sirainë rreth 30 vjeç. Ai  thotë se ka disa muaj që është nisur nga Siria, ku po zhvillohet luftë e ashpër mes grupit terrorist ISIS dhe forcave proqeveritare të Bashar al- Assad-it. Fillimisht nga Siria kishin kaluar në Turqi dhe më pas në Greqi, nga ku kanë vazhduar rrugëtimin e tyre të gjatë e të mundimshëm drejt Maqedonisë, Serbisë, me synimin që të dalin në Hungari dhe më pas drejt Austrisë.

“Për të kaluar rrugën disaorëshe me barkë në det nga Turqia në Greqi u paguam mijëra dollarë trafikantëve. Nga aty derisa erdhëm në Maqedoni shpenzuam mjaft para dhe kështu po paguajmë edhe në Serbi”, shprehet Ahmed.

Ai thotë se bashkë me tre familjarët kanë përjetuar një dramë të vërtetë gjatë këtij rrugëtimi të gjatë, ku përpos mijëra eurove të shpenzuara, në disa shtete kishin tentuar t’i plaçkitin, duke i sulmuar edhe fizikisht.

“Nga Maqedonia kemi hyrë në Preshevë, ku duhej ta merrnim një dokument me të cilin detyroheshim që brenda 72 orëve ta lëshojmë Serbinë. Numri i atyre që pritnin për ta marrë një dokument të tillë ishte shumë i madh, prandaj nuk pritëm dhe vazhduam për në Bujanoc, ku për të na transportuar me automjet na kërkuan 50 euro për person, apo 200 euro për katër veta, një destinacion që kaluam për më pak se 20 minuta”, shprehet ai, citon Zëri.

Siç përshkruhet, tashmë në stacionine  autobusëve në Bujanoc e ke të pamundur të gjesh biletë të lirë, për të udhëtuar drejt Suboricës. Të gjitha biletat e “Nis expres” i kanë blerë refugjatët aziatikë. Thuhet se vetëm kompania “Express Nis” ka pranuar t’i bartë migrantët nga Lindja e Mesme, njësoj siç i kishte bartur në fund të vitit që lamë pas dhe në fillim të këtij viti migrantët nga Kosova.

Zyrtarë të UNHCR-së kanë bërë të ditur se muajt e fundit numri i refugjatëve, të cilët në Serbi arrijnë përmes Maqedonisë nga Lindja e Afërt dhe Afganistani, dhe numri i atyre që paraqiten në Preshevë për të kërkuar ndihmë për çdo ditë arrin në 200.

Ndryshe, refugjatët sapo të hyjnë në Serbi lajmërohen në komisariatin e policisë dhe marrin një letër ne të cilën shkrua se ata brenda 72 orësh duhet ta lëshojnë Serbinë. Prandaj brenda kësaj periudhe ata duhet të kalojnë në Hungari. Mirëpo edhe në Suboticë ata përjetojnë të njëjtin skenar- përfitimin nga trafikantë,.

Ata aziatikë që zihen në flagrancë duke kaluar kufirin hungarez, kthehen në Serbi dhe nga Gjykatën për Kundërvajtje e Suboticës obligohet ta paguajë dënimin me vlerë prej 5000 dinarëve të Serbisë, apo rreth 41 euro. Nëse nuk kanë para për ta paguar dënimin, duhet të qëndrojnë 4 ditë në burg.

Mladen Mrdalj, kryeshef i policisë serbe për qendrën regjionale kufitare me Hungarinë, thotë se muajt e fundit në zonën e përgjegjësisë së tyre është rritur numri i imigrantëve ilegalë. Për 5 muaj e gjysmë të parë të këtij viti, siç thotë ai, janë shënuar rezultate dyfish më të mëdha se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Ndërsa Ljubo Simiq, kryetar i Gjykatës për Kundërvajtje në Suboticë, thotë se sipas statistikave që i posedojnë nga 1 janari i këtij viti e deri në fund të majit, nga Gjykata janë proceduar 3500 raste të shtetasve nga Afganistani, Siria, etj. Sipas tij, pasi të paguajnë një dënim minimal financiar, ata lihen të lirë.

Mirëpo në gjithë këtë dramë është një njeri që po del në ndihmë refugjatëve nga Siria. Ai është Tibor Varga drejton një organizatë humanitare nga misioni i Evropës Lindore në Suboticë. Qe 5 vjet kujdeset që t’u sigurojë ushqim dhe veshmbathje falas imigrantëve që vijnë në këtë qytet.