Feja
Shprehitë e këqija i asgjësojnë të mirat e agjërimit
Gjatë agjërimit të Ramazanit vërehet një stërkonsumim i ushqimit nga disa besimtarë.
Kjo mund të shkaktojë mbipeshë dhe diabet.
Si të ushqehemi në mënyrë të shëndetshme gjatë muajit të Ramazanit? Për të kuptuar më mirë albinfo.ch sjellë një intervistë të swissinfo.ch me Abdelhak Mansouri, mjek i fiziologjisë ushqyese dhe profesor në Institutin Federal të Teknologjisë në Zurich (ETH).
Islami në Zvicër
Zvicra ka rreth 330.000 myslimanë (pra 4.9% e popullsisë). Ata janë të shpërndarë në mbi 30 nacionalite me praktika dhe tradita kulturore fetare të ndryshme. Rreth 10% deklarojnë veten praktikantë.
Cilat janë efektet e agjërimit në shëndetin e një personi?
A. M.: Përmbajtja nga ushqimi gjatë ditës do të thotë ulje e marrjes së kalorive. Eksperimentet laboratorike të kryera deri më tani tregojnë se ky reduktim lejohet në moshë të caktuar dhe në kushte të mira sanitare. Ajo ndihmon të parandalojë sëmundjen e Alzheimer-it, për shembull. Sepse nuk duhet të harrojmë se kur flasim për shëndetin, ne gjithashtu flasim për afektime, të tilla si sëmundjet kardiovaskulare ose diabeti tip 2.
Duhet të theksohet këtu se sa më e madhe ulja në konsum e kalorive bëhet në një periudhë të gjatë, më të mëdha janë përfitimet. Trupi i njeriut është i programuar disi për të rimarrë atë që ai e ka humbur. Të mësosh trupin me një konsum më të vogël të kalorive nuk është e dëmshme, përkundrazi është e nevojshme.
Por përfitimet e agjërimit, a humbasin me një ushqim të keq?
A.M: Po. Në përgjithësi, çdo dietë, kur monitorohet dobët, mund të bëhet shkak i mbipeshës. Kjo mund të shihet sidomos gjatë Ramazanit: të rrish pa ngrënë me orë të tëra dhe më pas të hidhesh në sofër në mbrëmje për të ngrënë shumë, është gabim.
Prandaj unë u rekomandoj atyrëve që agjërojnë të parandalojnë abuzimin e ëmbëlsirave, makaronave, bukës bërë nga mielli i bardhë dhe pijet me gaz… Të gjitha këto ndihmojnë në rritjen e sasisë së sheqerit në gjak, në ngarkimin insulinës në trup dhe shkaktojnë diabet tip 2. Prandaj, është e shëndetshme të pini ujë dhe të hani fruta që përmbajnë ujë.
Si t’ia bëjmë që gjatë Ramazanit sistemi i tretjes të bëhet në mënyrë optimale?
AM: Kur qëndrojmë 18 orë me radhë pa ngrënë (siç është rasti në Zvicër për ata që e bëjnë Ramazanin tani), në iftar vërehet një stërkonsumim. Ky është një gabim i rëndë për stomak, sepse stomaku i mësuar me tri ushqime rritet për shkak të këtij stërkonsumi brutal. Unë sugjeroj që të filloni iftarin me disa hurme ose fruta të ëmbla, të shoqëruar me një gotë qumësht.
Pastaj, pas 10 apo 15 minutash ju mund të pini supë ose supë perimesh me një copë bukë dhe më pas, një orë më vonë, të hani sërish fruta. Me këtë mënyrë të ushqyerit mund të realizoni dobitë e parashikuara. Unë do të shtoja se momenti kur ju thyeni agjërimin është shumë e rëndësishëm, sepse ai ndihmon trupin për të përballuar mosushqimin e të nesërmes.
Si e rrisim metabolizmin gjatë Ramazanit?
AM: Zbritja i kalorive bëhet më mirë kur praktikojmë një sport. Kjo nuk do të thotë të bëni sport në një sallë të gjimnastikës, por të ecni 30 deri në 60 minuta në ditë, ose hypni shkallët në vend të ashensorit. Është shumë e rëndësishme të ecni në mbrëmje pas thyrjes së agjërimit, ecja ndihmon në tretje.
Muaji i Ramazanit mbeldh rreth një tavoline familjarë dhe miq. Ky i shihni përfitimet shëndetësore?
AM: Të hani rreth të njëjtës tryezë me të tjerët forcon lidhjet sociale dhe gjithashtu ndihmon zbritjen e kalorive. Përvoja dëshmon se: ne hamë më shumë kur jemi vetëm se kur jemi me familjen ose miqtë.
A ekziston një lidhje mes sjelljeve sociale të një individi dhe me sistemin e tretjes së ushqimit të tij?
AM: Është i njohur mirë fakti se njerëzit që janë të vetmuar ose janë nën presion kanë tendencë të jenë të shqetësuar dhe psikologjikisht të paqëndrueshëm. Disa nga këto shqetësime, pra i kompensojnë duke ngrënë tepër. Nuk e di nëse sjellja shoqërore e një individi ndikon në sistemin e tij të tretjes së ushqimit dhe metabolizmit. Ajo që unë e di megjithatë është se kjo sjellje mund të pengojë trupin për të vendosur një ekuilibër mes asaj që ai ka nevojë dhe atë që në fakt konsumon.
Disa prindër duan që fëmijët e tyre patjetër të agjërojnë. A shkakton agjërimi një efekt negativ në fëmijë?
A.M: Vështirë për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje. E gjitha varet nga mosha e fëmijës. Unë nuk e rekomandoj agjërimin për adoleshentët nën 14 vjet, pasi ata janë në një periudhë të rritjes dhe nevojat e tyre fiziologjike mbeten të mëdha dhe të rëndësishme. Problemi lind me ata që kanë një moshë më të vogël se 14 vjet, adoleshenti i cili ka fituar tashmë aftësi të mira fizike mund të përballojë sfidën që e pret atë. Në të gjitha rastet, ai duhet të jetë i bindur vetë për të arritur të agjërojë mirë.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha