E-Diaspora
A janë sekondot zviceranë më të mirë?
Në ushtrinë zvicerane gjithnjë e më shumë shërbejnë zviceranët me prejardhje të huaj. Një anketë e realizuar me 12 mijë rekrutë nga gazeta „Schweiz am Sonntag” tregon se sekondot janë më të interesuar të vazhdojnë tutje në ushtrinë zvicerane sesa vetë zviceranët.
17 për qind e rekrutëve zviceranë me prejardhje të huaj janë të gatshëm për të vizituar shkollën e nënoficerëve, në krahasim me 13 për qind të zviceranëve.
Dhe jo vetëm në ushtri, madje edhe me pjesëmarrjen politike sekondot janë më aktivë.
Politikologu Andrea SCHLENKER, studiues në Universitetin e Lucernit, për herë të parë ka hulumtuar qëndrimet e qytetarëve me shtetësi të dyfishtë në Zvicër.
Studimin «European Political Science Review», të cilin e publikon gazeta „Schweiz am Sonntag”, vjen në përfundim se zviceranët, të cilët kanë më shumë se një pasaportë në vend nuk ndjehen më pak të lidhur se sa ata që kanë vetëm pasaportën e kuqe.
Nuk ka rëndësi nëse të anketuarit fillimisht ishin gjermanë, italianë apo kosovarë. Identifikimi me atdheun e ri rezulton gjithashtu të jetë i fortë kur lidhja emocionale me vendin e origjinës është e paprekur.
Janë anketuar një total prej 1764 njerëzve, pjesëmarrës në politikë.
Rezultatet treguan se qytetarët me shtetësi të dyfishtë nuk ndryshojnë nga zviceranët.
66 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se kanë marrë pjesë në zgjedhjet e fundit nacionale – ndërsa qytetarët zviceranë janë deklaruar vetëm 61 për qind.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Shqipëri: Për 72 orë 10 mijë të regjistruar për votim jashtë vendit Në më pak se 72 orë që nga momenti hapjes së procesit të regjistrimit të votuesve...
-
Birr (AG): Tubim përkujtimor për viktimat e gjenocidit në Kosovë
-
Winterthur ZH: Kosovari i kërkuar dorëzohet pas sulmit ndaj gruas
-
Shkronjat shqipe në La Chaux-de-Fonds, një lidhje mes brezash
-
Pronari i agjencisë mbetet në paraburgim: Biznese me mafien e drogës
Jeta në Zvicër
-
Numri rekord i refugjatëve: Kantoni Aargau mban situatën emergjente Numri i refugjatëve është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, paralajmëron kantoni i...
-
Zviceranët po reduktojnë gjithnjë e më shumë mishin
-
Pronësia në Zvicër lulëzon ndërsa qiratë ngecin
-
Kantoni i Solothurnit voton për iniciativën e pagës minimale
-
SBB “në renovim”, Aeroporti i Cyrihut është i qasshëm vetëm në një masë të kufizuar në katër fundjavë