Fotolajmi
Në Itali çdo e dhjeta familje vuan nga uria
Kriza e rëndë ekonomike në Itali thuhet se me të vërtetë është kapërcyer, por efektet e saj negative janë ende evidente në mënyrë dramatike.
Sipas autoriteteve italiane, çdo e dhjeta familje në Itali nuk ka të holla për të blerë ushqim të mjaftueshëm. 2.4 milionë familje kanë vuajtur nga uria vitin e kaluar. Bëhet fjalë për një milion më shumë se para krizës në vitin 2007, thuhet në një studim të publikuar nga Enti Statistikor «Censis».
Shpenzimet e ushqimit të italianëve kanë rënë me 12.9 për qind gjatë periudhës 2007-2014. Rajonet jugore italiane: Pulias, Campania dhe Sicilia, janë ato me përqindjen më të lartë të familjeve që janë të uritur, kjo është e dukshme nga studimi.
Vetëm një e treta e italianëve është në gjendje për të vënë një pjesë të të ardhurave të tyre mënjanë. 45 për qind thonë se në të kundërtën, të ardhurat e tyre janë të mjaftueshme vetëm për të mbuluar shpenzimet mujore, ka rezultuar në këtë studim. 15 për qind e të intervistuarve thanë se ata në këto vite të krizës kanë qenë të detyruar të mbështeten në kursimet e tyre në mënyrë që të qëndrojnë në det.
Sidomos italianët me nivel të ulët të arsimimit kanë problemet më të mëdha për të kursyer para. 41 për qind e familjeve italiane ishin në borxh në fund të 2014-ës.
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Bazeli miraton ndarjen e fondeve për të pritur Eurovizionin Votuesit e Bazelit të dielën miratuan me shumicë dërrmuese që qyteti të shpenzojë afro 40 milionë...
-
Kantoni Aargau refuzon uljen e moshës së votimit në 16 vjeç
-
Zviceranët i thonë “jo” zgjerimit të gjashtë seksioneve të autostradës
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër