Sport
Reagon Shaqiri: Nuk mund ta di historikun e secilit që kërkon fotografi me mua
Futbollisti kosovar që luan për Zvicrën, Xherdan Shaqiri, ka reaguar pas shkrimeve të mediave zvicerane për fotografimin dhe pritjen në shtëpi të imamit të Xhamisë së Madhe, Shefqet Krasniqi.
Pas publikimit të fotografisë, ku shihet Xherdani me imamin Krasniqi, mediat zvicerane kanë shpërthyer, duke e akuzuar pse Shaqiri është takuar me imamin e arrestuar për dyshime në lidhje me terrorizëm.
Ndaj këtyre shkrimeve ka reaguar vetë Xherdani në faqen e tij në “Facebook”. Futbollisti i Interit ka thënë se me Krasniqin është fotografuar sikurse me çdo tifoz tjetër dhe nuk ishte në dijeni për historikun e tij.
“Një fotografi imja me imamin Shefqet Krasniqi e ka bërë internetin të merakoset pa arsye”, shkruan Shaqiri.
“Imami erdhi tek unë dhe kërkoi të fotografohej me mua, sikurse kanë bërë mijëra tifozë të tjerë. Unë u fotografova, pasi që të refuzoja do të ishte e pasjellshme. Që imami ishte i lidhur me terrorizëm, unë nuk e dija. Nuk mund ta di historinë e secilit që kërkon fotografi me mua”, thotë ai në reagimin e tij, transmeton albinfo.ch.
“Por, ajo që unë dënoj, është fakti kur njerëzit përdorin popullaritetin tim për përfitime personale dhe mediat nxisin urrejtje pa nevojë”, thuhet më tej në reagim.
“Ne Shaqirët jemi të besimit mysliman! Çdo gjë që lidhet me radikalizëm është larg nesh. I juaji, Xherdani”, përfundoi reagimin Xherdan Shaqiri.
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha