ALBINFO.CH
E-Diaspora
Ushqime tradicionale kosovare në festivalin e Kielit
Në festivalin ndërkombëtarë që po mbahet në Kiel të Gjermanisë, për herë të dytë po prezantohet edhe Kosova.
Në këtë festival po marrin pjesë rreth 70 vende të ndryshme nga mbarë bota, ndërsa shteti ynë është duke u prezantuar me ushqime tradicionale dhe prodhime vendore.
Festivali do të qëndrojë i hapur deri më 28 qershor, ndërkaq nga prodhimet kosovare vizitorët mund të gjejnë : suxhuk, birra, djathë, ajvar, pite, fli si dhe prodhime të tjera të përgatitura nga një grup shoqërish shqiptarë. Përveç ushqimeve tradicionale, në këtë festival janë prezantuar edhe veshjet kombëtare.
Kjo inciativë është organizuar nga Mimoza Morina, një bashkatdhetarë që jeton në këtë qytet. Pa ndihmën e institucioneve por vetëm më përkrahjen e disa biznesmenëve shqiptarë në diasporë, ajo ka bërë që edhe Kosova të jetë pjesë e këtij festivali shumë të vizituar.
Mimoza Morina punon me refugjatë dhe njëkohësisht është edhe mësuese e gjuhës gjermane në këtë qytet.
E-Diaspora
-
Tubimet e partive në diasporë, ambasadori gjerman në Kosovë del me reagim Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar në lidhje me fushatat që po zhvillohen në...
-
Manifestim kulturor për festat e nëntorit, organizuar nga KMSHZ
-
LAPSH në Gjenevë, kërkon ndihmë për nxënësit e Shkollës Shqipe
-
Limaj në Gjermani tha se mbështetja e mërgimtarëve është forcë për Kosovën
-
Bedri Hamza takon mantelbardhët shqiptarë në Zvicër, i quan mjekë me përvojë të jashtëzakonshme
Jeta në Zvicër
-
Dy të tretat e zviceranëve të papunë gjejnë sërish punë Shumë njerëz që kanë shteruar përfitimet e tyre, gjejnë sërish punë. Por shanset nuk janë të...
-
Studimi që zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve
-
Migros Aare shfuqizon ditët e zbritjes për pensionistët
-
Libri “Masakrat në Kosovë 1998 – 1999”, një monument kundër harresës
-
Ku do të bjerë borë në Zvicër këtë javë