Lajme

Kosovarë e malazezë, promovojnë turizmin në Pejë

Projekti “Zhvillimi i shtigjeve të përbashkëta” krijon një mundësi për një lidhje të re ndërkufitare duke zhvilluar 59 kilometra shteg malor të çiklizmit në mes dy shteteve

Në emër të Komunës së Pejës, klubi “Marimangat e Pejës” së bashku me klubin e bjeshkatarisë dhe skitarisë “Hajlia” të Malit të Zi, si dhe shoqata “MESA 10” e Sllovakisë, kanë promovuar turizmit, zhvillimin e qëndrueshëm dhe bashkëpunimin ndërkufitar në Komunën e Pejës.

Projekti “Zhvillimi i shtigjeve të përbashkëta” krijon një mundësi për një lidhje të re ndërkufitare duke zhvilluar 59 kilometra shteg malor të çiklizmit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.

Kjo është një iniciativë e Komunës së Pejës, për zhvillimin e qëndrueshëm në Bjeshkët e Nemuna.

Drejtori për Zhvillim Ekomomik në Komunën e Pejës, Artan Gashi ka thënë se kjo nismë është komplementare me aktivitetet tjera të Komunës së Pejës dhe partnerëve të saj aktivë në turizëm, me qëllim të sjelljes së zhvillimit ekonomik në rajon, raporton TG.

Kjo, sipas tij, do të ndikojë edhe në promovimin e Pejës në Evropën Qendrore (Sllovaki, Poloni, Hungari) në vendet, të cilat kanë një histori të gjatë të zhvillimit të turizmit dimëror dhe turizmit veror të të gjitha llojeve.