Bota
Troisdorf, shembull për pritjen e refugjatëve në Gjermani
Për shkak të rritjes së numrit të refugjatëve në Gjermani, Zyra Federale për Migracionin (BAMF) nuk arrin të përpunojë shpejt kërkesat.
Më shumë se 200.000 kërkesa janë ende në përpunim, gjë që do të thotë se komunat duhet t’i strehojnë më gjatë refugjatët. Shumë bashki ndjehen të mbingarkuara.
Ulrike Hanke, e cila drejton zyrën sociale dhe të banimit në Troisdorf flet për një përvojë pozitive me qytezën e vogël, krahasuar me qytetet e mëdha, ku ka më shumë refugjatë dhe koordinimi i punës me autoritetet është më i komplikuar.
Megjithatë edhe në Troisdorf numri i azilkërkuesve është më se dyfishuar brenda një kohe të shkurtër. Nëse vitin e kaluar ishin 160, vetë, këtë vit janë regjistruar 360 vetë.
“Deri më tani e kemi menaxhuar relativisht mirë situatën. Troisdorfi përpiqet t’i shpërndajë refugjatët në lagje të ndryshme të qytetit. Deri më tani nuk jetojnë 50-60 azilkërkues në një lagje, kjo ndihmon për të lehtësuar integrimin. Për shkak të rritjes së numrit të tyre, bashkia po rikonstrukton një shkollë, në të cilën do të mund të akomodohen 160 vetë“, thotë Ulrike Hanke, percjell DW.
“Respekti”, përgjigjet Ulrike Hanke. Këtë e kanë për zemër shumë banorë të Troisdorfit.
Në lagjen Bergheim disa vullnetarë ka disa muaj që po përgatiten për ardhjen e kontigjentit të ri të refugjatëve.
Bashkia vendosi kontenierë, brenda disa ditësh duhet të futen azilkërkuesit e parë.
Një rrjet i ri “Rrjeti i integrimit” ka pasur brenda disa ditësh një duzinë vullnetarësh të regjistruar e të gatshëm për ndihmë.
“Duam të japim një sinjal mirëseardhjeje”, tha Ursula Rieger në takimin me vullnetarët dhe autoritetet nga bashkia.
Ndihma konsiston në përditshmëri që nga blerjet, vizitat tek mjeku, klube sporti e deri tek mësimi i gjermanishtes.
Për këtë është regjistruar edhe Johanna Raetz, një 18-vjeçare maturante që është kurioze për kontaktet e reja multikulturore.
“Për mua është e rëndësishme që ata të kuptojnë, ne gëzohemi për ardhjen e tyre. Edhe mësuesja Renate Lauterbach nuk ka drojë nga ardhja e refugjatëve.
“Kemi një histori 2000 vjeçare të emigrimit dhe kjo na ka pasuruar të gjithëve.”, thotë Lauterbach
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra