Integrimi

“Citoyenneté” ose qytetaria aktive, një proces që të përcjell gjithë jetën

Komisioni Federal për Migracion (EKM) të mërkurën në Bernë ka organizuar një ditë praktike kushtuar fazës se re të programit “Citoyennette”

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

“Citoyennette” është një term që vetëm në origjinal, në gjuhën frënge, ngërthen brenda një fjale gjithë kuptimin që për ta shprehur në shqipe dhe në gjuhë tjera nevojiten disa fjalë. Qytetaria aktive, participimi në jetën shoqërore, qytetare etj. janë disa nga fjalët që mbulojnë deri diku kuptimin e shprehjes “Citoyennette”.

Në shoqata, komisione ose në zyra, participimi politik ose “Citoyennette” është i ngulitur thellë në ndërdijen e popullit duke u shndërruar në diçka të vetëkuptueshme. Pjesëmarrja dhe përfshirja janë të drejta bazike që u takojnë të gjithëve. Të gjithë, edhe njerëzit me prejardhje të huaj, sjellin përvojat e tyre lidhur me participimin. Por si të dalin në shesh ato dhe si të shkëmbehen me të tjerët?

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

me synim gjetjen e përgjigjeve për pyetjet në fjalë. Me pjesëmarrjen e shoqatave, individëve, punëtorëve socialë, atyre nga shkenca, politika, kultura, mediet etj. në këtë aktivitet janë promovuar dhe shkëmbyer ide të shumta e të ndryshme rreth participimit kryesisht të të huajve në meset ku jetojnë, në Zvicër.

Një shpjegim nga pozitat e shkencës lidhur me termin “Citoyennette” e ka bërë studiuesja nga Franca, Catherine Neveu, drejtoreshë e Institutit Interdisiplisinar të Antropologjisë Bashkëkohore nga Parisi. Për të shkoqitur të gjitha shtresat kuptimore të këtij termi ajo ka shkuar deri në fillim të viteve `80 të shekullit të kaluar kur, ka thënë ajo, ky koncept kishte nisur të merrte trajtën që e ka sot.

Neveu ka theksuar se ka nivele dhe pikëpamje të ndryshme të kuptimit të “Citoyennette”, në varësi të perspektivës nga shikohet. Prandaj koncepti në fjalë i nënshtrohet ndryshimeve në kohë dhe në hapësirë, ai evoluon. Të huajt shpesh ndjehen të përjashtuar nga mundësia e pjesëmarrjes edhe për faktin se nuk e zotërojnë gjuhen dhe nuk e njohin sa duhet vendin e ri. Por atyre u ndodh po ashtu që për herë të parë në jetë të ballafaqohen me “Citoyennette” pikërisht në mërgim pasi që në vendin e prejardhjes kanë qenë të diskriminuar, ka thënë znj. Neveu.

Më tutje “Citoyennette” ka kuptimin e vet vertikal (në raport me shtetin) dhe horizontal (me shoqërinë). Përfundimisht “Citoyennette” është një proces, gjithmonë “në rrugë e sipër”, gjithmonë “kantier pune” i papërfunduar, ka thënë Neveu në ligjëratën e saj “Citoyennette: një laborator për inovacion”.

Ndërsa nënkryetarja e EKM-së, Fiametta Jahreis në kontributin e saj të titulluar “Citoyennette” në një ndryshim perspektivash”, ka folur duke u mbështetur në përvojat e saj si e huaj, e ardhur para më shumë se tridhjetë vitesh në Zvicër. Ndryshimi i perspektivave këtu i referohet edhe ndryshimit të vetë statusit të saj në shoqërinë zvicerane gjatë gjithë këtyre viteve.

“Open Space” quhet metoda e re e realizimit të punëtorive, e provuar për herë të parë në këtë ditë praktike. Ajo konsiston në propozimin e temave, preokupimeve të sa më shumë pjesëmarrësve dhe pastaj përpunimin e tyre në grupe. Pas shoshitjes sipas grupit të temave që kanë të bëjnë me problemet e përditshmërisë, migracionin, participimin politik e shoqëror etj. ato formulohen dhe bëhen pjesë e konkluzave të këtij aktiviteti dhe bazë për realizimin e projekteve te reja etj.

Këtë praktikë e ka prezantuar Elodie Morand, përgjegjëse në EKM për jetësimin e programit “Citoyennette”, e cila ka bërë edhe gjithë moderimin e “Ditës praktike…”.

Ndërsa kryetari i EKM-së, Walter Leimgruber ka bërë një rezyme të punës në përfundim të aktivitetit.

EKM gjate viteve të kaluara ka mbështetur një sërë projektesh që lidhen me integrimin dhe participimin. Ai planifikon që këto përpjekje t`i vazhdojë edhe në vitet ne vijim. Me këtë qëllim, EKM po lanson një fazë të re të programit “Citoyennette” dhe vë në dispozicion mjetet nga kredia federale për integrim që edhe në të ardhmen të mund të realizohen projekte inovative në këtë drejtim.

“Dita praktike” i ka shërbyer realizimit të këtij qëllimi.

Prezantim me sukses i filmit të realizuar nga alinfo.ch “Programi `Citoyennette`- një pamje në përditshmëri”

Pjesë e programit ka qenë edhe shfaqja e filmit “Programi `Citoyennette`- një pamje në përditshmëri”, të realizuar nga ekipi i albinfo.ch. Në këtë film janë përfshirë në një plan mjaft kompleks shumë aspekte të jetësimit të programit në fjalë në përditshmërinë zvicerane. Për të ndërtuar mozaikun nga gjithë ai numër “pamjesh në përditshmëri”, ekipi i albinfo.ch ka bërë hulumtime në gjithë Zvicrën dhe ka filmuar përvojat më interesante që “Citoyennette” ka treguar deri më tash në pika të ndryshme të vendit.

Projekti “Speak out”, teatri “Maxime”, projekti për realizimin e filmave “Paradise in my mind”, platforma “albinfo.ch, Projekti “Quartierentwicklung Ziegelhof”, Langenthal, “Citoyennette aprend” ne Lozanë kanë qenë disa nga përvojat që janë përfshirë në kornizat e filmit të realizuar me përkushtim.