Zhvillim
Zviceranët: Diaspora si thesar i pashfrytëzuar i Kosovës
Papunësi, varfëri, korrupsion, jo efikasitet: Kosova ka probleme të mëdha. Dhjetëra mijë qytetarë në muajt e fundit kanë braktisur vendin. Për disa të rinj kosovarë që jetojnë në Zvicër, megjithatë, vendi i vogël ballkanik është sinonim i një vendi me plot mundësi dhe perspektivë
“Unë gjithmonë i them stafit tim në Prishtinë: Këtu ne jemi në Zvicër. Kosova fillon matanë dritares”, thotë Drenusha Shala, udhëheqëse e Call Center “Baruti” në kryeqytetin e Kosovës. “Ne kemi sjellë mentalitetin zviceran të punës në Kosovë: efikasitetin, saktësinë, cilësinë dhe qëndrueshmërinë”, ka thënë ajo për “swissinfo.ch”, përcjell “albinfo.ch”. Drenusha është rritur në Greifensee, në kantonin e Cyrihut.
Drenusha Shala kishte ardhur në moshën shtatë vjeçare si refugjate në Zvicër. Këtu ajo ka përfunduar shkollimin si nëpunëse komerciale. Në vitin 2012, pa dëshirën e babait të saj, ajo vendosi së bashku më dy miq të saj të cilët gjithashtu janë të rritur në Zvicër, të kthehet në vendin e saj të prejardhjes dhe të hapë një qendër shërbyese telefonike.
“Unë e kam bërë këtë për arsye ekonomike, shumë thjeshtë, por edhe për çështje patriotike. Unë dëshiroj ta ndihmoj vendin tim”, shprehet zonjusha Shala.
Për të gjetur personel që do të punonte kryesisht më klientë gjermanë, nuk ishte e vështirë. “Shumë kosovarë ashtu si unë, para apo gjatë luftës kanë shkuar për në Evropë. Në Gjermani, Austri apo në Zvicër ata kanë mësuar gjermanisht. Shumica prej tyre janë kthyer sërish në vendlindjen e tyre, dhe kështu që ka shumë njerëz që zotërojnë gjuhën gjermane”.
Arsye tjetër për këtë iniciativë të saj janë edhe pagat e ulëta në Kosovë. “Në Kosovë pagat janë mesatarisht njëzet herë më të ulëta se në Zvicër. Edhe nëse unë i paguaj punonjësit me 540 euro pagë mujore, dyfishi i mesatares, është për t`u ofruar me normat e tregut konkurrues evropian”, ka thënë ajo.
Migrimi me cilësi
Në lidhje me këtë temë, “Swissinfo.ch” ka marrë prononcim edhe nga themeluesi i platformës “albinfo.ch”, Bashkim Iseni. Ai e konsideron Drenusha Shalën si një model me vlerë. “Për ata të cilët gjithë jetën e kanë kaluar në Zvicër, kthimi në Kosovë është i vështirë. Gjenerata e dytë megjithatë ka shumë mundësi. Ajo ka fituar njohuri, ka marrë një edukim zviceran dhe në të njëjtën kohë ajo e njeh mirë edhe kulturën dhe mentalitetin shqiptar”, thotë Bashkim Iseni.
Ka disa inxhinierë të rinj të cilët dëshirojnë për ta rimëkëmbur Kosovën, konstaton Bashkim Iseni. “Ky është një migrim me cilësi, njerëz të cilët lancojnë produkte dhe teknologji të reja”. Një ish refugjat nga Kosova për shembull është një nga tre sipërmarrësit që vepron aktivisht në Zvicër. Ata dëshirojnë që në qytetin e Ferizajt të realizojnë qendrën e dytë më të rëndësishme ekonomike të vendit, një qendër moderne për deponimin e mbeturinave.
Rritjen e interesimit të kosovarëve që jetojnë në Zvicër, për të investuar dhe bërë biznes në Kosovë e ka konfirmuar edhe Andreas Ragaz, udhëheqës i Start –Ups Fund, një program ky i Sekretariatit Shtetëror për Çështje Ekonomike (SECO) për promovimin e sektorit privat në vendet në zhvillim dhe tranzicion. “Sektorët më premtues në Kosovë janë produktet bujqësore, produktet ushqimore, ndërtimtaria dhe energjitë ripërtëritëse” thotë Ragaz për swissinfo.ch. Prodhimi i “bellet” (lloj fishekëve prej drurit për djegie) dhe qeset e letrës janë projekte të mbështetura.
Pasiguria ligjore
A është prej vitit 2008, Kosova si shteti i pavarur, një tokë e premtuar? Jo e gjitha. Në shtetin e Ballkanit një e treta e popullsisë jeton në varfëri të skajshme. Shkalla e papunësisë është mbi 50 % dhe një e treta e të rinjve është e papunë. Korrupsioni, burokracia dhe jo stabiliteti i institucioneve, e ngadalësojnë zhvillimin e shtetit dhe zhgënjejnë popullsinë, shprehet Bashkim Iseni.
Edhe pjesë tjetër e Evropës e ka ndjekur më vëmendje këtë situatë gjatë muajve të fundit. Që nga përfundimi i luftës në vitin 1999, nuk kishte një eksod të shpërnguljes së kosovarëve nga vendi i tyre. Rreth 100 mijë persona në stinën e dimrit të kaluar kanë braktisur Kosovën duke kërkuar një perspektivë më të mirë, sidomos për në Gjermani, Francë dhe Austri.
“Fenomeni i eksodit pjesërisht është stabilizuar…”, thotë udhëheqësi i “albinfo.ch”. Por megjithatë kanë mbetur problemet. Për disa, që në Kosovë dëshirojnë të qëndrojnë, problemi më i madh është pasiguria ligjore, si për punëdhënësit ashtu edhe për punëmarrësit, potencon Drenusha Shala.
Inkurajojnë diasporën
Sipas Bashkim Isenit, Zvicra si njëra nga donatoret më të rëndësishme të Kosovës, ka mundësinë që ta ndihmojnë Kosovën. Por ai e adreson gishtin tek autoritetet e Prishtinës, të cilët sipas tij janë fajtorë dhe nuk kanë bërë aq shumë për inkurajimin e diasporës, si një thesar potencial për t’ u shfrytëzuar. Jo në kuptimin e detyrës, por në transferimin e dijës.
“Ekziston një mungesë e vullnetit politik për të inkurajuar diasporën. Ajo është si një thesar i pashfrytëzuar. Për zhvillimin e Kosovës, shteti duhet ta trajtojë atë si prioritetin më të lartë”, nënvizon ai. “Nevojiten propozime konkrete, investimet duhet të promovohen dhe të sigurohen…”, insiston ai. “Kosova është një vend i izoluar dhe diaspora mund ta thyej këtë izolim”.
Të ngjashme
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik