Tematike
Gjyqtari zviceran rrëfehet për miqësinë e tij me shqiptarët
Wiprächtiger: “Unë jam marrë gjithmonë shumë mirë vesh me njerëzit nga trojet shqiptare. Shqiptarin e parë e kam njohur në vitin 1981 dhe që atëherë, rrethi im i të njohurve është rritur vazhdimisht"
Roland Wiprächtiger është një gjyqtar i posadalë në pension, nga Lucerni. Ai është mjaft i njohur dhe popullor në rrethet shqiptare të kantonit e më gjerë. Aq shumë është lidhur me shqiptarët sa që viziton rregullisht Kosovën dhe Shqipërinë ndërsa ka mësuar edhe shqipen.
Dita e tij e fundit e punës ka qenë 29 maji i këtij viti dhe me këtë rast portali i Zvicrës Qendrore zentralplus.ch ka zhvilluar një intervistë me gjyqtarin, në të cilën fokusohet më shumë në afërsinë e tij me shqiptarët.
Në karrierën e tij prej gjyqtari, Wiprächtiger është marrë kryesisht me të drejtën e të huajve. Vendimet për dëbim ashtu si dhe ato për bashkim familjar që janë marrënë Gjykatën Kantonale të Lucernit, kanë qenë kryesisht të marra nga ai, duke qenë zakonisht në krye të trupave gjykues për këto çështje. “Me rastin e dëbimeve, mendimi im personal ka qenë se secili i huaj meriton një shans të dytë. Dhe në rastet e bashkimit familjar kam qenë kundër asaj që Zvicra të rekrutojë fuqi punëtore të cilën do ta mbajë tepër gjatë të ndarë nga familja. Kjo është diçka jonjerëzore. Në raste dilemash, unë prandaj kam vendosur më shumë në favor të bashkimit familjare”, thotë ish gjyqtzari.
Pyetjes se si është bërë “ekspert për kulturën shqiptare”, Wiprächtiger i përgjigjet kështu: “Unë jam marrë gjithmonë shumë mirë vesh me njerëzit nga trojet shqiptare. Shqiptarin e parë e kam njohur në vitin 1981 dhe që atëherë, rrethi im i të njohurve është rritur vazhdimisht. Pas luftërave ballkanike kam udhëtuar shpesh për në Kosovë, transmeton albinfo.ch. Mua më bën edhe sot përshtypje mikpritja e tyre dhe qasja me shumë respekt ndaj njerëzve të kulturave tjera. Mbase unë kam një mall për jetë të thjeshtë. Kulturën shqiptare pra unë e kam njohur para periudhës sime si gjyqtar.
Por, a ishte kjo përparësi apo pengesë për punën e tij Shumë e qartë, ka qenë përparësi. “Njohja ime e shqipes është përmirësuar në vazhdimësi gjatë dhjetë viteve të fundit dhe unë tash mund të lexoj mjaft mirë dhe t`i kuptoj tekstet e shkruara në gjuhën shqipe. Kosovarët flasin në dialekt dhe unë kam ngapak vështirësi me këtë. Unë kam përjetuar shumë me shqiptarët. Privatisht, shumë përjetime të bukura ndërsa në profesion më shumë raste dramatike. Dhe duke qenë se jam interesuar për gjuhën dhe kulturën shqiptare, unë e kuptoj kulturën e tyre, për ne nganjëherë të huaj; të kushtëzuar edhe nga e kaluara e tyre e vështirë e shekujve të fundit”, përcjell albinfo.ch. “Por, të kuptohemi, edhe ne zviceranët kemi pasur para sa kohësh rrethana të cilat si shpesh duam t`i harrojmë”.
Ndër rastet që Wiprächtiger përmend si më mbresëlënëse nga praktika e tij gjyqësore me shqiptarët është ai i sjelljes në Zvicër të një gruaje të moshuar dhe të sëmurë shqiptare në kuadrin e bashkimit familjar. Ajo nuk kishte askënd më në Kosovë. Ishte e sëmurë por kishte filluar ta mundte edhe demenca. Të gjithë familjarët i jetonin në Zvicër. Kërkesa e saj ishte hedhur poshtë nga shkalla e parë. Por ne (Gjykata Kantonale) kemi bërë vlerësim tjetër të rretanave dhe pasi kemi parë gjendjen e mirë financiare të familjarëve të saj në Zvicër kemi ardhur në përfundimin se ajo nuk do të bëhej barrë e shtetit po të vinte në Zvicër.
Pyetjes se çfarë mendon për imazhin e keq të shqiptarëve në Zvicër, Wiprächtiger i përgjigjet kështu: “Unë jam i bindur se pas dhjetë ose njëzet vitesh nuk do të flitet më kështu për shqiptarët. Mua më kujtohet shumë mirë se fillimisht për italianët dëgjoheshin shumë klishe të tilla, pastaj për tamilët dhe dhe tash në këtë mënyrë flitet për shqiptarët. Edhe shtypi tash është pak më ndryshe se më parë. Ai është bërë më agresiv. Në përgjithësi në televizion dhe në gazetat bulevardeske dhuna luan një rol të madh”.
Ndërsa i pyetur se përse shqiptarët në statistikat e kriminalitetit megjithatë janë ndër të parët, gjyqtari në pension përgjigjet se “është shumë shkurtpamëse kur dikush e klasifikon një grup të tërë etnik si të dhunshëm”.
Se çka duhet të bëjnë shqiptarët për t`u integruar më mirë në Zvicër, për Wipractiger është fare e qartë: “Arsimimi dhe sërish arsimimi. Prindërit duhet që t`i mbështesin më shumë fëmijët e tyre në shkollë. Me kohë, do të ketë gjithnjë më shumë shqiptarë që do të mbajnë poste të larta si për shembull ata që sot janë avokatë ose mjekë. Ata duhet të jenë më mirë të organizuar. Shqiptarët duhet të mësojnë të mbështesin një organizatë, t`ia japin asaj një shans dhe jo ta hedhin poshtë atë nga fillimi.”
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje