CH-Ballkani
Pensionet e Ballkanit
Pensionet më të vogla nga shtetet e ish-Jugosllavisë i marrin pensionistët në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Serbi, ndërsa pensionet më të larta paguhen në Slloveni.
Maqedonia me 203 euro të vlerës mesatare të pensionit radhitet në vendin e katërt në rajon, raportojnë mediat në Shkup.
Në të gjitha shtetet e Ballkanit pensionet dhe pagat janë shumë më të ulëta në raport me vendet më të zhvilluara evropiane, e kjo si rrjedhojë e ngecjes në zhvillimin ekonomik dhe rritjes tepër të ngadalshme ekonomike.
Paga mesatare në Gjermani është 2200 euro, ndërsa pensionistët marrin në mesatare 54 për qind të rrogës mesatare, apo 1200 euro.
Në ndërkohë, pensionet mesatare në shtetet e ish-Jugosllavisë në raport me përqindjen e rrogës mesatare më të favorshme janë në Slloveni, Maqedoni dhe Mal të Zi.
Analiza krahasuese e sistemeve pensionale në shtetet e ish-Jugosllavisë tregon se në Maqedoni dhe në disa shtete të tjera figuron pjesëmarrja më e favorshme e pensionit mesatar në rrogën mesatare nga shtetet e ish- Jugosllavisë.
Analiza më tej tregon se pensionet më të larta në rajon i ka Sllovenia me 565 euro, Kroacia me 292 euro dhe Mali i Zi me 273 euro. Pason Maqedonia me 203 euro, Bosnja me 186 euro dhe Serbia me 188 euro.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra