Tematike

Dhjetë punët më të rrezikshme në Zvicër

Një studim nga “Suva” tregon për punët që shumica e punëtorëve janë aksidentuar për vdekje.

Organizata që bën sigurimin nga aksidentet “Suva” ka gjetur se nga viti 2005 deri në vitin 2014 rreziku më i lartë për punëtorët ka qenë në këto vende të punës:

Në male, një total prej 79 në 100 mijë punëtorë kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës.

Punëtorët e pullazeve: 33 nga 100 mijë punëtorë nëpër pullaze kanë humbur jetën në aksidente.

Prodhuesit e kalldrëmeve: Ndër prodhuesit e gurëve dhe të produkteve të ngjashme janë aksidentuar për vdekje 28 nga 100 000 punëtorët me orar të plotë.

Industria e drurit: 20 nga 100 000 të punësuarit në kohë të plotë janë aksidentuar për vdekje në periudhën 2005-2014.

Duke kryer një punë në një lartësi janë aksidentuar për vdekje 19 në 100 000 punëtorë në hekurudhat malore.

Sektorin e riciklimit: Ata që punojnë me mbeturinat duhet të kenë kujdes. Sipas studimit janë aksidentuar 18 në 100 000 punonjës duke kryer punën në riciklimin e mbeturinave.

Nëpër kantiere ndërtimi në 100 000 punëtorë ndërtimorë janë aksidentuar për vdekje 15 persona.

Nxjerrja e zhavorrit është po ashtu me rrezik për punëtorët. 14 në 100 000 të punësuar me orar të plotë janë aksidentuar për vdekje duke nxjerrë zhavorr.

Profesionet në prodhimin e çelikut, industrinë e çimentos janë po ashtu me rrezik. 8 persona kanë vdekur në periudhën për të cilin flet studimi i SUVA-s.

Bazuar në shifrat e publikuara, të paktën mund të thuhet se numri i vdekjeve është relativisht i vogël në vendet e ndryshme të punës në Zvicër.