Bota
Rojat bregdetare të Italisë shpëtojnë 5000 refugjatë
Janë shpëtuar rreth 5000 emigrantë të premten dhe të shtunën në Detin Mesdhe. Këtë njoftim e kanë dhënë rojat bregdetare italiane, që koordinuan shpëtimin e imigrantëve. Por, në disa barka janë gjetur 17 të vdekur.
Refugjatët janë shpëtuar nga gjithsej 25 barka, të gjithë në afërsi të bregdetit të Libisë, ka bërë të ditur Agjentura për Mbrojtjen e Kufijve të BE-së, Frontex të dielën.
Të premten në 22 aksione janë shpëtuar 4243 migrantë, e të shtunën, në katër aksione, edhe 436 të tjerë.
Numri i përgjithshëm i të shpëtuarve në dyx ditët e fundit është mbase më i larti i këtyre viteve të fundit, por rojat bregdetare italiane nuk janë në gjendje të thonë nëse ky është një rekord.
Deri më tash në këtë vit më së shumti emigrantë janë shpëtuar më 12 prill 3.791 dhe më 2 majm, 3.690 sish.
OKB-ja vlerëson se të paktën 40 mijë njerëz janë përpjekur të kalojnë Mesdheun që nga janari deri në fund të prillit.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra