CH-Ballkani
Stimulohet punësimi i grave në ndërmarrësi
Gratë në Kosovë marrin pjesë me 21.1 për qind në tregun e punës, ndërsa vetëm 13 për qind e Ndërmarrjeve janë në pronësi të tyre. Ky është punësimi më i ulët në rajon
Kosova është në vendin e fundit në rajon sa i përket punësimit të grave dhe udhëheqjes së bizneseve nga gratë. Raporti i fundit tregon se gratë në Kosovë në tregun e punës marrin pjesë me 21.1 për qind, përderisa vetëm 13 për qind e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme janë në pronësi të tyre.
Për të stimuluar punësimin e grave, në Prishtinë, me organizimin të Dhomës ekonomike të grave të Kosovës “G7”, Shoqatës afariste të gruas “SHE-ERA”, Gratë për Gratë dhe me mbështetje të programit të Ndërmarrësisë të Femrave të Bankës TEB, u organizua një program me titull: “Ngjarja e Grave Ndërmarrëse të Kosovës”.
Ngjarja e cila kishte për synim promovimin dhe mbështetjen institucionale të grave ndërmarrëse mblodhi në një vend palë të ndryshme, nga sektori i biznesit deri te institucionet qeveritare, te përfaqësuesit diplomatik në mbështetje të nismës për të sjellë në dukje pozitën e pabarabartë të grave në sektorin e biznesit.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami tha se ky lloj i programeve e iniciativave janë jetike për mbështetjen dhe suksesin e grave ndërmarrëse. “Angazhimi i institucioneve financiare sikurse TEB vlerësohet lartë dhe shpresojmë t’i shërbejë shoqërisë si një shembull i mirë”, deklaroi ajo.
Lendita Kastrati nga Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës “G7” tha se: “Fuqizimi i grave në ekonomi është parakusht për zhvillim të qëndrueshëm socio-ekonomik të vendit. Gjithashtu ky fuqizim paraqet mënyrën më të mirë për shfrytëzimin e aftësive të tyre për të ndikuar ndjeshëm në zhvillimin ekonomik, uljen e varfërisë dhe rritjen e mirëqenies sociale”.
Ndërsa Ermira Kusari nga Shoqata e Grave e Biznesit “SHE-ERA” tha se gratë e suksesshme janë më se të nevojshme për Kosovën jo vetëm për hir të mirëqenies dhe statutit, por edhe për familjen, komunitetin dhe shoqërinë.
“Në përvojën e vet 16 vjeçare, SHE-ERA ka qenë pjesë aktive dhe është ballafaquar me sfida që vijnë nga ndryshimet në mjedisin afarist. Por, bashkëpunimi i sinqertë me gratë ambicioze, me partnerët vendor e të huaj e ka bërë punën tonë të frytshme”, deklaroi mes tjerash ajo.
Ayhan Albeyoglu, drejtori menaxhues i TEB-it, e konsideron të suksesshëm bashkëpunimin e organizatave dhe institucioneve për bashkimin e forcave për inkurajimin, mbështetjen dhe zhvillimin e Programit të Grave Ndërmarrëse në Kosovë.
Arton Celina, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i TEB-it tha se “Programi që ofrohet sjellë inovacione në qasjen ndaj Grave Ndërmarrëse në Kosovë. Një ndër karakteristikat kryesore janë fondet dhe prezantimi i ideve të Grave Ndërmarrëse komunitetit të biznesit si dhe dhënia e informatave dhe sugjerimeve rreth mjedisin e tregut”.
Ndryshe, gratë ndërmarrëse që ishin pjesë e Programit të Grave Ndërmarrëse dhe kishin mundësi për të qenë pjesë e trajnimit dhe për të përfituar nga programi këshillues i dizajnuar për gratë udhëheqëse.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha