Shkurt.ch

Për Qendrën e azilit në Cyrih votojnë qytetarët

Që në fillim të 2014-ës qeveria dhe qyteti i Cyrihut po testojnë në Zürich-Altstetten procedurat e reja dhe më të shpejta për azilkërkuesit.

Tani këto metoda do të importohen përfundimisht në një qendër të re të azilit.

Në zonën Duttweiler të Cyrihut, siç raporton SRF, do të strehohen 360 azilkërkues. Kjo qendër federale do të zëvendësojë operacionin e testimit në pesë vjetët e ardhshëm dhe fillimisht do të nëshkruhet një kontratë për 15 vjet me mundësi vazhdimi edhe dhjetë vjet.

Këshilli i Qytetit të Cyrihut  dëshiron që të votojnë qytetarët për këtë qendër azili – edhe pse kjo nuk do të jetë e detyrueshme.

Fillimisht ishte planifikuar në zonën Duttweiler në Cyrih, por banorët vendës kanë kundërshtuar dhe autoritetet lokale ishin vënë në telashe me kohën.

Kjo është arsyeja pse ata e ndryshuan vendin.

Qendra e azilit, zyrat për stafin, përfshirë përkthyes, etj. gjenden në Förrlibuckstrasse, përballë zonës Duttweiler. Ata mund të merren me qendrën e re të testimit.