Zhvillim
Investimet në Kosovë dhe bashkëpunimi me bankat e vendit
Ky artikull ofron një vështrim të shkurtë rreth mundësisë së bashkëpunimit në mes të bankave lokale në Kosovë dhe investitorëve të drejtpërdrejtë nga jashtë
Investimet e drejtpërdrejta në një vend të tretë, në të cilin investitori mund të mbështetet në një histori shumë të kufizuar sa i takon bashkëpunimit ekzistues ekonomik, e sjellin secilin investitor potencial para sfidave si në aspektin logjistik ashtu dhe në atë të natyrës teknike të tregut.
Përkundër euforisë fillestare të pasluftës, gjendja e investimeve të huaja të drejtpërdrejta në Kosovë është në një nivel dëshpërimisht të ulët.
Ky artikull nuk do të merret me shkaqet kryesore të zhvillimit të pamjaftueshëm ekonomik – si, fjala vjen korrupsioni, keqmenaxhimi dhe nepotizmi – por do të ofrojë një vështrim të shkurtë rreth mundësisë së bashkëpunimit në mes të bankave lokale në Kosovë dhe investitorëve të drejtpërdrejtë nga jashtë.
Kornizat e bashkëpunimi të përshkruara këtu, në një të ardhme të afërt do të hulumtohen më për së afërmi nga studimet profesionale të SAF Association (Swiss-Albanian Finance Association) për të kuptuar më mirë diskrepancën në mes të ofertës së bankave dhe kërkesës së investitorëve të huaj.
Shërbimet të cilat investitorët e huaj (me prejardhje kosovare dhe jokosovare) i presin nga bankat vendore, konsistojnë në shërbimet e zakonshme të cilat investitorët i kanë në dispozicion në vendet e tyre nga bankat e vendeve përkatëse. Këtu hyjnë një shërbim klientësh sipas standardeve evropiane, një qarkullim pagesash funksional dhe efikas – në valutat e mëdha globale, por edhe në valutat e vendeve në zhvillim. Më tutje për secilin investitor ka rëndësi ekzistimi i një strukture transparente dhe kompetitive çmimesh, në mënyrë që të mund t`i krahasojë shërbimet e marra me çmimet që ekzistojnë në tregun e vendit të tij.
Krahas këtyre shërbimeve standarde, ku përfshihen edhe bashkëpunëtorët e arsimuar mirë dhe të motivuar, bankat vendore do të duhej ta merrnin në konsideratë edhe plotësimin e katalogut të tyre me shërbime të zgjeruara, të pritshme. Këtu hyjnë temat si tatimet ndërkombëtare, strukturimi “legal and Compliance” (pajtueshmëria ligjore) i produkteve dhe marketingut për sigurimin nga rreziqet valutore, menaxhimin e aseteve të fondeve pensionale si dhe produkteve tjera, të dizajnuara sipas nevojave të klientit.
Bankat vendore, me një përmirësim të shërbimeve që ofrojnë mund ta ngrenë më lart atraktivitetin e tyre dhe të hyjnë në një partneritet strategjik me investitorët e jashtëm dhe ata vendorë, çfarë do te ishte e interes të veçantë për të dyja palët.
*Autorët përfaqësojnë SAF Association, Zürich (Asociacioni i Punëtoreve Financiarë Shqiptarë të Zvicrës), me seli në Cyrih- Ky artikull është shkruar enkas për albinfo.ch
Çfarë presin investitorët e huaj nga bankat kosovare?
Shërbimet të cilat investitorët e huaj (me prejardhje kosovare dhe jokosovare) i presin nga bankat vendore, konsistojnë në shërbimet e zakonshme të cilat investitorët i kanë në dispozicion në vendet e tyre nga bankat e vendeve përkatëse. Këtu hyjnë një shërbim klientësh sipas standardeve evropiane, një qarkullim pagesash funksional dhe efikas – në valutat e mëdha globale, por edhe në valutat e vendeve në zhvillim.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
LDK prezanton listën e kandidatëve për deputetë, mes tyre 5 emra nga diaspora Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar listën e plotë të kandidatëve për...
-
Shqipëri: Seleksionimet me talentet e diasporës, zbulohen lojtarë shumë cilësorë
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuçiq, në Cyrih
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
Jeta në Zvicër
-
Deputetët zviceranë bëjnë thirrje për ligje kantonale për mbrojtjen e të miturve nga rrjetet sociale Anëtarët e parlamenti nga të gjitha politike prejardhjet synojnë të mbrojnë nxënësit e mitur nga “efektet...
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuçiq, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse