Integrimi
Ylfete Fanaj zgjidhet kryetare e Fraksionit të SP-së në Parlamentin e Kantonit të Lucernit
Fraksioni (grupi parlamentar) i Partisë Socialdemokrate (SP) në Kantonin e Lucernit ka zgjedhur Ylfete Fanajn për kryetare të tij në legjislaturën e re të këtij parlamenti. Këtë funksion ajo fillon ta ushtrojë nga 1 qershori dhe do të zëvendësojë kretaren e deritashme Priska Lorenz.
Në zgjedhjet parlamentare të 29 marsit 2015 Fanaj ka fituar për herë të dytë vendin e parlamentares në kanton, duke qenë e dyta për nga nuri i votave të fituara në partinë e saj, thuhet në një komunikatë të Parlamentit të Kantonit të Lucernit.
Ajo, mandatin e parë në Parlamentin e Kantonit e ka fituar në zgjedhjet e vitit 2011, duke u bërë femra e parë shqiptare e zgjedhur në këtë nivel në Zvicër. Por para kësaj, nga viti 2007 Ylfete Fanaj ka qenë anëtare e zgjedhur e asamblesë së qytetit të Lucernit, transmeton albinfo.ch.
Fanaj ka qenë bashkëthemeluese e organizatës Second@s Plus në nivel nacional , të cilën e ka udhëhequr nga viti 2009 deri në vitin 2012.
Krahas aktiviteteve politike, Ylfete Fanaj është punëtore sociale e kualifikuar dhe punon si përgjegjëse për integrim në kantonin Nidwalden. Ajo ka ndjekur për d vite studimet e shkencave juridike në Universitetin e Lucernit.
Ylfetja është e njohur edhe si aktiviste mjaft e angazhuar në komunitetin shqiptar të Zvicrës.
Në një intervistë që albinfo.ch ka zhvilluar me të pas rizgjedhjes në Parlamentin e Lucernit, ajo ka prezantuar synimet e saj për punën që e pret në mandatin e dytë si parlamentare.
Aktualisht në Kantone të ndryshme të Zvicrës, përveç Ylfete Fanajt, në parlamentet kantonale janë të zgjedhur edhe dy politikanë me prejardhje shqiptare. Fjala është për Etrit Hassler (SP, kantoni St. Gallen) dhe Zari Xhaferi (SP, Zug).
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë