Tematike
Bujqit punësojnë refugjatët në kuadrin e një pilot projekti
Një projekt pilot e kanë filluar SEM dhe Federata e Bujqve të Zvicrës. Në të marrin pjesë dhjetë ekonomi bujqësore dhe zgjat tre vjet
Bujqit zviceranë dëshirojnë që në ekonomitë e tyre bujqësore t`i punësojnë refugjatët me status të pranuar dhe ata me qëndrim të përkohshëm (F). Në këtë mënyrë ata duan t`u japin refugjatëve një shans punësimi dhe në të njëjtën kohë të mbulojnë një pjesë te nevojës së tyre për punëtorë.
Një projekt pilot lidhur me këtë lloj punësimi e kanë filluar Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM) dhe Federata e Bujqve të Zvicrës. Në këtë projekt marrin pjesë dhjetë ekonomi bujqësore dhe zgjat tre vjet. Për çdo vit në kuadër të projektit, në gjithë Zvicrën do të punësohen në bujqësi nga 15 persona të kategorive të përmendura.
Paga bruto e këtyre punëtorëve në muajin e parë është 2300 franga në muaj. Por, nga muaji i dytë e tutje punëdhënësit i paguajnë ata në nivelin e pagës minimale që në shumicën e kantoneve është 3200 franga.
Projekti ka për qëllim të konstatojë nëse refugjatët me status të njohur dhe ata të përkohshëm do të mund të punësohen me pagesë në bujqësi në shkallë vendi.
Shembujt e suksesi në këtë drejtim nuk mungojnë. Në ekonominë bujqësore të Margret dhe Andreas Eschbach në Füllinsdorf ku kultivohen perimet, refugjatët janë pjesë e punës prej 20 vitesh. Gjatë kësaj kohe ata në emrin e pagave u kanë paguar refugjatëve rreth 2.5 milionë franga, duke lehtësuar kështu edhe arkën shtetërore.
Por përvoja tregon se megjithatë punësimi i refugjatëve nuk është kaq i thjeshtë, thuhet në një komunikatë të SEM, duke iu referuar barrierave administrative por edhe mosnjohjes së gjuhës, mospranimit të kualifikimeve të bëra në vendin e prejardhjes etj.
Një ndër arsyet e marrjes së kësaj nisme është situata e krijuar pas votimit të iniciativës kundër migrimit masiv, vitin e kaluar. Kjo iniciativë kufizon në maksimum futjen e fuqisë punëtore nga jashtë në Zvicër duke krijuar kështu një mungesë të saj në vend. Për pasojë, që të plotësohen boshllëqet në tregun e punës duhen shfrytëzuar në maksimum resurset vendore ekzistuese, përfshirë këtu edhe refugjatët.
Nga ana tjetër bujqësia punëson brenda vitit 25 mijë deri 30 mijë punëtorë të huaj pasi që për punë të tilla nuk mund të gjenden punëtorë në mesin e zviceranëve. Portugezët dhe polakët përbëjnë numrin më të madh të këtij kontingjenti.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha