Shkurt.ch
Evropa parandalon përfshirjen në luftëra të huaja
Qeveritë evropiane janë marrë vesh që të bashkërendojnë ligjet e tyre për të ndaluar qytetarët të udhëtojnë jashtë vendit për t'iu bashkuar grupit Shteti Islamik dhe grupeve të tjera ekstremiste.
Ministrat e jashtëm të 47 vendeve anëtare të Këshillit të Evropës ranë dakort që një sërë veprimesh, si pjesëmarrja në grupime militante, trajnime terroriste, apo udhëtime jashtë kufijve me synim angazhimin në akte terroriste të shpallen të paligjshme.
Masat e reja iu shtuan konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin e terrorizmit. Konventa është nënshkruar tashmë nga 44 prej 47 vendeve anëtare, përfshirë 28 vendet e Bashkimit Evropian, njofton VoA, transmeton albinfo.ch.
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland, u shpreh se marrëveshja e re do t’u vijë në ndihmë qeverive në ndërmarrjen e hapave konkretë kundër këtij fenomeni të ri në rritje.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












