Tematike
Komisioni për Migracion, kundër kufizimeve për të huajt
Këtë qëndrim EKM e ka kumtuar sot në konferencën vjetore për shtyp që e ka mbajtur në Qendrën Mediale të Pallatit Federal, në Bernë
Komisioni Federal për çështje të Migracionit (EKM/KFM) është kundër kufizimit të numrit të të huajve me kontingjente, siç e kërkon Qeveria Federale nën presionin e politikës restriktive të azilit të SVP-së. Bëhet fjalë për kufizimin e numrit të të huajve që do të vinin si rezultat i bashkimit familjar të azilkërkuesve që tashmë janë në Zvicër.
Këtë qëndrim EKM e ka kumtuar sot në konferencën vjetore për shtyp që e ka mbajtur në Qendrën Mediale të Pallatit Federal, në Bernë.
albinfo.ch ka marrë pjesë në ketë konferencë dhe nesër do të publikojë një raport më të zgjeruar.
Sipas këtij komisioni, tema e azilit ne Zvicër po keqpërdoret për qëllime politike dhe kjo nuk është e pranueshme për komisionin që përfaqëson interesat e migrantëve në Zvicër.
Duke paraqitur trendin e kërkimit të azilit në Zvicër në korrelacion me atë në Evropë gjatë periudhës 2001-2014, kryetari i EKM-së, Walter Leimgruber ka kundërshtuar politikën e panikut që SVP/UDC e praktikon lidhur me këtë çështje. Ai, më tutje duke kritikuar Christoph Blocher-in, ish ministër i drejtësisë nga SVP-ja përkujton se rënia e numrit të azilkërkuesve gjatë mandatit të politikanit të përmendur nuk ka qenë meritë e tij. Në të njëjtën periudhe, ka shtuar ai, ka pasur rënie edhe në shtete e BE-së, gjë që me siguri nuk mund t`i atribuohet Blocher-it si meritë.
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq Trendi në rënie prej vitesh vazhdon kështu: shitjet totale të birrës ranë me 1.6% në 4.5...
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve