albinfo.ch
Kultura
Elhaida Dani: Besoni tek unë!
Përfaqësuesja e Shqipërisë, Elhaida Dani, sonte do të prezantohet në skenën e festivalit të Eurovizionit.
Elhaida Dani është gati për të shfaqur gjithë talentin e saj në Eurovizion. Përfaqësuesja e Shqipërisë, e cila qe disa ditë po qëndron në Vjenë të Austrisë, tashmë ka përfunduar të gjitha përgatitjet dhe ajo po e pret momentin për të “shpërthyer” në skenën e Eurovizionit.
Elhaida, e cila të martën do të paraqitet në natën e parë të gjysmëfinales së Eurovizionit, është e bindur se kënga e saj “Im live” do të vlerësohet nga juria dhe publiku. Pjesëmarrjen në Eurovizion e konsideron si përvojën më të mirë në karrierën e saj profesionale.
“Të marrësh pjesë në një nga ngjarjet më të mëdha botërore të muzikës natyrisht se është emocionuese. Kjo është një mundësi unike dhe unë do të bëj çmos që ta përfaqësoj Shqipërinë sa më denjësisht në Eurovizion”, ka thënë Elhaida për mediat austriake, transmeton albinfo.ch.
Elhaida me këngën “Diell” fitoi festivalin e RTSH-së, i cili ka edhe licencën për përfaqësuese të Shqipërisë në Eurovizion. Në kohën kur Elhaida kishte filluar të mendonte për pjesëmarrjen e saj me këtë këngë në Eurovizion, kompozitori i këngës “Diell” vendos që kënga e tij të mos marrë pjesë në këtë festival. E gjendur në një udhëkryq dhe kur i kishin mbetur vetëm pak ditë para se kënga duhej të dorëzohej në Eurovizion, ajo këngën e re ua beson dy djemve nga Kosova, Zzap & Chriss. “Ishte një moment shumë i vështirë për mua. Unë nuk kam besuar kurrë që mund ta realizojmë këngën “Im live” për pak ditë. Qëndruam gjatë tërë kohës në studio derisa kënga përfundoi ashtu siç ne dëshiruam”, ka thënë ajo, duke shtuar se “Im live” është kënga që e ndjen dhe e këndon me gjithë shpirt.
Fituesja e talent show “The Voice Italia” dhe e shumë festivaleve të tjera shqiptare është e bindur se do të arrijë të hyjë në finale. “Shumë fansa të mi shqiptarë dhe të huaj më kanë përgëzuar për punën time. Unë do të mundohem të tregoj më të mirën nga vetja që t’i bëj të lumtur të gjithë”, është shprehur Elhaida.
Këngëtarja Dani në skenë do të shfaqet bashkë me tri vokaliste, ndërsa për veshjet e saj është përkujdesur kreatori nga Prishtina, Valdrin Sahiti.
Për ta mbështetur Elhaiden në Vjenë qëndrojnë edhe kompozitorët e këngës “Im live”, por ajo do ta këtë përkrahjen e gjithë publikut shqiptar kudo që ndodhen.
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha