Bota
900 për një fundjavë: Rekord i numrit të refugjatëve në Bavari
Nga janari deri në prill në Bavari janë regjistruar 12.500 “hyrje të palejueshme”, ose trefish më shumë se një vit më parë
Një numër rekord refugjatësh kanë hyrë gjatë fundjavës që shkoi në Bavari. Sipas Policisë Federale Përgjegjëse për kontrollimin e kufijve, përmes këtij landi, në Gjermani kanë hyrë gjatë dy ditëve 900 azilküerkues, që është numër rekord në këtë njësi federale të Gjermanisë, shkruan mittelbayerische.de.
Ndërsa gjatë gjithë javës së kaluar në Bavari kanë hyrë 2000 refugjatë, njofton të hënë drejtoria e Policisë Federale në Munih.
Ky numër i madh “i sjell zyrat para sfidave të mëdha pothuaj të papërballueshme”, shkruan policia.
Ndërkaq, nga janari deri në fund të prillit të këtij viti në Bavari janë regjistruar 12.500 “hyrje të palejueshme”, 11.000 nga të cilat vetëm nga kufiri me Austrinë. Krahasuar me periudhën e njëjtë të një viti më parë bëhet fjalë për një trefishim, pasi që atëherë ishin regjistruar vetëm 4.000 sish.
Shumica e refugjatëve vijnë nga Italia me tren. Ndërsa numri me i madh i refugjatëve të paraqitur janë nga Siria dhe pas tyre ata nga Kosova.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












