Kultura
Hapet ekspozita e Destan Gashit në Baden të Austrisë
Shëtitësit e vreshtarisë dhe vizitorët e Heurigen-Galerisë në Sooss të Badenit e njohin mirë skulpturën prej mermeri me emrin „Peshorja” të Destan Gashit që prej vitit 2004.
Që nga 8 maji i këtij viti janë ekspozuar më se 20 figura të reja në mermer të këtij skulptori në Kopshtin e Skulpturave dhe në Galerinë në Sooss.
Në hapjen e ekspozitës më 8 maj mysafirët e ftuar ishin të mahnitur me skulpturat e reja, me pasurimin e ideve dhe me aftësinë e skulptorit për t’i realizuar në një mënyrë shumë të veçantë.
Destan Gashi prezantoi mbi 20 skulptura në mermer. Meqë ndjek traditën e skulpturës klasike, aktet dhe kokat e vajzave janë tema të preferuara në krijimtarinë e tij artistike. Forma të mbyllura në vetvete, të buta dhe të rrumbullakta, gra krenare me kokën e ngritur lart janë karakteristikë e skulpturave të tij.
Ekspozita do të jetë e hapur deri më 25 maj, çdo ditë prej orës 12.00, hyrja gratis.
Vendi: Heurigen Galerie Plos, Hauptstraße 161, 2504 Sooss, AUSTRI
Destan Gashi
Shqiptar nga Republika e Kosovës, i cili ështe i lindur në fshatin Zoqishtë nga Anadrini, pasi përfundoi shkollën e njohur të artit „Odhise Paskali” në Pejë, studioi fillimisht në Akademinë e Arteve në Bruksel për pikturë (diplomoi më 1978) dhe më pas edhe skulpturë (diplomoi më 1985). Që kur ishte student mori shumë vlerësime e çmime:
• Prix d` Excellence de la Ville de Bruxelles
• Prix de Doutrelon de Try
• Medaille der Stadt Brüssel
Shkollimi: studimet shumëvjeçare mbi natyrën dhe njëkohësisht talenti dhe dashuria e tij për artin e bën atë një skulptor të veçantë.
Destan Gashi është ndër të paktët skulptor bashkëkohor që zotëron ende mjeshtërinë e skulptorit, pra të gurgdhendësit, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Idetë dhe figurat e tij ai i gdhend direkt në gur, pa modele ose bocete.
Mitet dhe legjendat shqiptare i shërbyen Destan Gashit, sidomos në vitet e fundit, si burim frymëzimi artistik dhe bënë të lindin kështu në atelienë e tij në Himberg skulptura të pashoqe me karakter mistik.
Pamjet: Kometë, mermer i Karrarës, 2013, 96x35x86 cm
Pasion. Mermer i Karrarës, 2010, 57x65x65cm
Vajzë kosovare, mermer nga Vachau, 2014 23x35x95cm
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha