albinfo.ch
Integrimi
Tetovarja kandidon në zgjedhjet nacionale të Zvicrës
Nazmije Ismaili shpreson të marrë votat e qytetarëve të kantonit Thurgau në zgjedhjet nacionale që do të mbahen në tetor të këtij viti.
Politikanja e re shqiptare është nominuar nga partia e të rinjve të FDP-së Thurgau dega në Romanshorn për të garuar në zgjedhjet për Parlamentin Nacional të Zvicrës.
25 vjeçja me prejardhje nga fshati Reçicë i komunës së Tetovës është angazhuar në këtë parti para dy vjetësh e bindur se Partia Liberale të jep lirinë që të dëshmosh aftësitë në politikë.
„Unë jam liberale sepse për mua janë shumë të rëndësishme vlerat si liria dhe vetëvendosja“.
FDP është parti liberale që nuk e kufizon qytetarin me rregulla të shumta, vlerëson ajo. Në këtë parti qytetari vendos vetë rregullat dhe është i lirë të vendosë për të ardhmen e vetë, shprehet për albinfo.ch Nazmije Ismaili, zëvendës presidente e FDP-së për Romanshorn.
„Në politikë unë kam një rrugë dhe ajo është rruga liberale; as majtas, as djathtas, por drejt“, shprehet ajo për moton e kësaj gare politike.
Si femër që jam dua t’ju flas veçmas grave shqiptare që të mos presin nga të tjerët por të angazhohen vetë për të ardhmen e tyre. Jeta në Zvicër është shumë dinamike dhe ofron mundësi të shumta për angazhimin e femrës në politikë dhe në sfera të tjera të jetës shoqërore të këtij vendi, thotë ajo dhe apelon njëkohësisht për më tepër vetëbesim të femrës shqiptare.
„Zgjohuni dhe bëni diçka për veten o shqiptarë“, thërret ajo bashkëkombësit e vet në Zvicër.
Vetë Nazmija është një vajzë ambicioze që shpreson të dalë me një rezultat pozitiv nga zgjedhjet nacionale.
„Unë e shoh veten në parlament“, thotë studentja që pëlqen udhëtimin, lexon dhe luan golf gjatë kohës së lirë.
Ndryshe, Nazmije Ismaili ka lindur dhe është rritur në një familje 5-anëtarëshe në qytetin Arbon.
Familja Ismaili është vendosur në Zvicër në vitet e 60-ta, tregon Nazmija. „Para meje dhe babait tim, këtu është vendosur dhe ka jetuar në fillim të vieteve të 60-ta gjyshi dhe gjyshja ime. Unë i takoj gjeneratës së tretë të migrimit të shqiptarëve në Zvicër“, tregon politikanja e re shqiptare.
Tetovarja, është kontabiliste me profesion dhe krahas studimeve për ekonomi në një shkollë të lartë në St. Gallen, punon në kompaninë e sigurimeve, „Helvetia“.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriNazmije Ismaili
- Prejardhja:Tetovë
- Vendi ku vepron:Zvicër (Thurgau)
- Profesioni:Politikane
E-Diaspora
-
“Kërcimi i Tropojës”, zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO Lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë kulturore shqiptare (Video) ...
-
Vajzat shqiptare nga Haraçina “sundojnë” Belgjikën
-
Gashi: Diaspora – një urë lidhëse për zhvillimin ekonomik të Kosovës
-
Presidenti Bajram Begaj vizitoi shkollën shqipe në Bolonjë, përgëzon shqiptarët për ruajtjen e identitetit
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim”
Jeta në Zvicër
-
Sasia e borës që bie në Alpe është ulur me një të tretën në një shekull Reshjet e borës në Alpe ranë në mënyrë dramatike midis viteve 1920 dhe 2020, sipas një...
-
Uji i rubinetit nuk është plotësisht transparent në Zvicrën frëngjishtfolëse
-
Qyteti i Cyrihut përballet me kosto shtesë milionëshe
-
Ushtria zvicerane merr 500 milionë CHF financim shtesë
-
Gjermania lëviz për ta bërë jetën më të lirë për blerësit nga Zvicra