Lajme
Operacioni ndërkombëtar çmonton rrjetin evropian që furnizonte Hezbollahun me pjesë për dronë ushtarakë
Një operacion i përbashkët i shërbimeve evropiane të inteligjencës ka çuar në zbulimin dhe shkatërrimin e një rrjeti logjistik që, për gati një vit, ka furnizuar grupin libanez Hezbollah me komponentë për ndërtimin e dronëve ushtarakë. Lajmi u raportua nga prestigjiozja franceze Le Figaro, transmeton albinfo.ch.
Rrjeti vepronte në katër shtete – Spanjë, Francë, Gjermani dhe Britani e Madhe – dhe përdorte fasada të kompanive tregtare për të maskuar aktivitetet e tij të paligjshme. Hetimi nisi në Spanjë, kur Guardia Civil vuri re një sërë blerjesh të pazakonta që lidhen me teknologjinë e dronëve.
Të përfshirë në skemë janë shtetas libanezë, të cilët kishin grumbulluar pajisje të ndjeshme si sisteme udhëzimi elektronike, helikë, motorë me benzinë, më shumë se 200 motorë elektrikë si dhe sasi të mëdha rrëshire dhe materiali të përbërë – të gjitha të përdorshme në ndërtimin e avionëve të vegjël dhe dronëve.
Sipas autoriteteve, një pjesë e këtyre pajisjeve mund të ketë përfunduar tashmë në duart e Hezbollahut dhe të jetë përdorur në sulmet ajrore kundër Izraelit. Hetuesit dyshojnë gjithashtu se rrjeti po përgatitej për një ekspeditë detare me përmasa të mëdha, që u parandalua në kohë.
Bashkëpunimi mes shërbimeve të inteligjencës në disa vende europiane ishte vendimtar për finalizimin e operacionit, që rezultoi me arrestime dhe sekuestrimin e materialeve të ndaluara.
Ngjarja nënvizon rrezikun e vazhdueshëm që përbëjnë rrjetet e furnizimit të grupeve militante dhe forcon thirrjen për vigjilencë dhe bashkëpunim më të ngushtë ndërkombëtar për të parandaluar riarmatimin e organizatave terroriste.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër Qytetet e mëdha nxisin rritjen e qirave në nivel kombëtar... -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë?












